Kronika

Didi: Eksplozivët ,janë vendosur nga i njejti person, do të zbulojmë autorët, por dhe ata që i armatosin

Pas shpërthimeve që tronditën dje Tiranën, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka deklaruar sot para mediave se nga provat e para gjykohet se eksplozivët janë vendosur nga e njëjta dorë.

didiPo ashtu, ai theksoi se “i kemi orientuar hetimet, jo vetëm ndaj autorëve, por edhe ndaj atyre që e armatosin atë dorë dhe në këtë pistë, ne përfshijmë ata persona që për shkak të veprimtarisë së tyre kriminale mund të jenë të interesuar të krijojnë destabilitet.”

Didi dha të dhëna për secilin prej shpërthimeve, duke nisur nga ai në farmacinë e shtetasit Bashkim Tahiri. Pas shpërthimit, – tha ai, “grupi i policisë shkoi menjëherë dhe konstatoi se në faqen e jashtme të godinës kishte qënë vendosur një sasi lënde eksplozive. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua se shpërthimi ishte realizuar me celular në distancë.

Për shpërthimin e dytë, atë në shtëpinë e oficerit Alfred Numani, Didi tha se lënda e vendosur ishte tritol, e shpërthyer me fitil zjarrpërcjellës.

Për të tretin, atë në afërsi të “Vasil Shantos”, kreu i Policisë saktësoi se “punonjësit e Policisë, Agron Musta dhe Kastriot Cenko, që ishin me shërbim, janë njoftuar nga një qytetar se në stacionin e autobusit të unazës ishte një pako e dyshimtë. Ata njoftuan Sallën Operative dhe përgjegjësin, që erdhi menjëherë. Përgjegjësi dhe ekspertët kanë larguar qytetarët dhe kanë proceduar me metodën e shpërthimit të kontrolluar. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, po aty janë konstatuar në një pako me letër natriban, 2 kallëpe me lëndë eksplozive. Pas këtyre akteve, ka filluar hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka nisur ekzaminimi i provave materiale të grumbulluara në vendngjarje si dhe kqyrja e kamerave të zonës, – nënvizoi Didi.

Sipas tij, “këto raste janë kualifikuar si akte të pastra terroriste të grupeve të strukturuara kriminale. Ata janë të interesuar të krijonë situata të tilla sa herë që veprimtaria e tyre ngushtohet. Hetimet tona janë drejtuar jo vetëm kundër dorës kriminale, por edhe kundër atyre që e armatosin kërë dorë. Policia është e vendosur të luftojë kundër akteve terroriste. Policia njofton se është në kontroll të plotë të situatës, treguar kjo nga shifrat e vitit të kaluar, të pakrahasueshme me ato të viteve më parë,” – përfundoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button