☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.49 ▼4.18%
ARI 4,568 ▲3.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,986 ▲ +1.13% ETH $2,165 ▲ +1.62% XRP $1.4164 ▲ +0.75% SOL $92.0700 ▲ +2.21%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Dilema e qeverisë me “Bankers”, i hapur opsioni i arbitrazhit

Burime zyrtare nga Ministria e Energjetikës thonë se ky institucion, së bashku me Avokaturën e Shtetit dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore janë duke shqyrtuar të gjithë dokumentacionin dhe më pas do të dalin në një vendim final nëse do të shkohet apo jo në arbitrazh me “Bankers”.

Sipas burimeve, Shqipëria ka ende një javë kohë për të paraqitur çështjen në arbitrazh, por nuk përjashtohet mundësia që ky afat të shtyhet edhe me një muaj.

Konflikti mes qeverisë dhe “Bankers” e ka zanafillën në vitin 2011, kur AKBN pretendon se kompania ka deklaruar 299 milionë dollarë shpenzime të pajustifikuara, duke fshehur kështu rreth 57 milionë dollarë taksa.

Pas vendimit, Tatimet bllokuan llogaritë e kompanisë dhe mblodhën me forcë detyrimin. “Bankers” kërcënoi me arbitrazh, por më vonë palët ranë dakord të pajtonin një ekspert të pavarur për ta shqyrtuar çështjen.

Dy javë më parë paneli i ekspertëve, i përbërë nga “Price Ëater House and Coopers” dhe “Navigant” i dha të drejtë kompanisë kanadeze, një vendim ky që detyron qeverinë t’i kthejë asaj 37 milionë dollarë taksa mbrapsht dhe të heqë dorë nga arkëtimi i 20 milionë të tjerëve.

Sipas raportit të ekspertëve, nga 299 milionë dollarë shpenzime të pajustifikuara që pretendon AKBN se ka deklaruar “Bankers”, vetëm  22 milionë janë të tilla, ndërsa pjesa tjetër janë kosto të drejta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.