☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.60 ▼1.55%
ARI 4,055 ▲2.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,408 ▲ +1.39% ETH $2,319 ▲ +1.69% XRP $1.2812 ▲ +0.24% SOL $92.7500 ▼ -0.1%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

DINAMIKA/ Turisti portugez dyshohet se u vra brenda lokalit “Principotes” në Ksamil dhe më pas trupi u nxor jashtë! Tre o

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin turistik te Ksamilit, ku një turist portugez rreth 20 vjeç humbi jetën pas një konflikti në ambientet e resortit “Principotes”.

Viktima është identifikuar si Luis Miguel Varela Mendes, i cili kishte ardhur në Ksamil së bashku me një grup turistësh portugezë.

Sipas të dhënave të reja të hetimit, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 02:30, brenda ambienteve të lokalit te quantur “La Guerra”, pjese e resortit Principotes. Pas konfliktit, 20-vjeçari është nxjerrë jashtë ambienteve të beach bar-it, ku është lënë i pajetë në zonën e plazhit.

Një nga detajet më tronditëse të ngjarjes është fakti se trupi i turistit dyshohet se është lënë jashtë për gati tre orë, deri në momentin kur u zbulua dhe policia mbërriti në vendngjarje.

Burimet bëjnë me dije se Luis Miguel Varela Mendes kishte marrë disa goditje me mjet prerës në shpinë dhe në kraharor, plagë të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Fillimisht dyshohej se goditja kishte ndodhur pranë portës së lokalit, por të dhënat e reja të hetimit e vendosin përplasjen dhe vrasjen brenda ambienteve të “Principotes”.

Për vrasjen është identifikuar si autor i dyshuar 29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has, i cili punonte si bodyguard pranë lokalit. Dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta, ndërsa një nga pistat që po hetohet lidhet me një vajze, raporton TCH.

Sokrat Vata rezulton të ketë një të kaluar kriminale në Angli, ku është dënuar për vepra që lidhen me posedimin e kokainës, armëve dhe drejtimin e automjeteve nën efektin e drogës.

Në vijim të hetimeve, policia e Sarandës ka shoqëruar 42 persona, të cilët po merren në pyetje për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit prej personave që ndodheshin në lokal.

Burimet bëjnë me dije se priten edhe arrestime të tjera. Në hetim janë edhe dy shtetas turq, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohej nga vendi i ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve është ndaluar edhe Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

Matushaj dyshohet se ka ndihmuar Sokrat Vatën pas vrasjes. Sipas hetimeve, ai punonte si bodyguard i kompanisë “Elite Security” së bashku me Vatën në ambientet e “Principotes” dhe dyshohet se e ka ndihmuar atë të largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia po heton edhe rolin e çiftit turk që drejtonte automjetin ku dyshohet se ishte fshehur autori pas vrasjes. Sipas hetimeve, ekzistojnë dyshime se Sokrat Vata punonte gjithashtu si bodyguard i shtetasit turk.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe administratori i ‘Principotes’. Nga hetimet paraprake rezulton se ai ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar në drejtim të Tiranës, dyshohet për t’iu shmangur hetimit.

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë minutë pas minute atë që ka ndodhur brenda lokalit, momentin e konfliktit, vrasjen e turistit, nxjerrjen e trupit jashtë dhe faktin që ai është lënë për orë të tëra në zonën e plazhit.

Ndërkohë, vijojnë kontrollet për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe marrja në pyetje e personave të shoqëruar. Prokuroria po heton përgjegjësinë e secilit prej tyre dhe pritet që në orët në vijim të ketë zhvillime të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.