🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.81 ▲1.4%
ARI 3,912 ▼1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,019 ▼ -1.25% ETH $2,270 ▼ -0.7% XRP $1.2562 ▲ +0.63% SOL $92.4100 ▼ -1.82%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.81 ▲1.4 % ARI 3,912 ▼1.46 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.81 ▲1.4 % ARI 3,912 ▼1.46 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

ASH: Të funksionalizohet urgjent programi i skriningut për kancerin e gjirit

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me funksionimin e programit për skriningun e kancerit të gjirit, duke kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të ndërmarrë masa urgjente për të siguruar qasje të rregullt dhe efikase për gratë në të gjithë vendin.

Në një komunikatë për media, ASH thekson se ndërsa vendet e zhvilluara po zgjerojnë programet për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, gratë në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të përballen me vonesa, pasiguri dhe, siç thuhet, një sistem jofunksional.Aleanca për Shqiptarët vlerëson se në rastet e sëmundjeve malinje, koha është faktor kyç dhe se çdo vonesë në diagnostikim mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e pacienteve.

“Kur bëhet fjalë për kancerin, çdo muaj i humbur mund të ketë pasoja të rënda. Zbulimi i hershëm rrit ndjeshëm mundësinë për trajtim të suksesshëm, ndërsa institucionet kanë për detyrë ta bëjnë skriningun të qasshëm dhe funksional për çdo grua”, thuhet në reagim.

ASH kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që urgjentisht të sigurojë funksionimin e plotë të programit të skriningut për kancerin e gjirit, caktimin e termineve të rregullta për kontrolle dhe publikimin e rezultateve pa vonesa.

Nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se shëndeti i grave duhet të jetë prioritet institucional dhe se autoritetet përgjegjëse duhet të reagojnë pa vonesë për të garantuar një sistem funksional të zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje.

“Me shëndetin dhe jetën e grave nuk guxon të luhet. Qeveria duhet të veprojë, jo të heshtë”, thuhet në fund të komunikatës së Aleancës për Shqiptarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.