☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.60 ▼1.55%
ARI 4,055 ▲2.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,360 ▲ +1.3% ETH $2,319 ▲ +1.65% XRP $1.2815 ▲ +0.12% SOL $92.7200 ▼ -0.18%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e turistit francez në plazhin e Ksamilit, shkon në 12 numri i të arrestuarve! Lidhjet e tyre me autorin Sokrat Vata dh

Nga rreth 40 persona të shoqëruar nga Policia për vrasjen e turistit në Ksamil ditën e sotme, 12 prej tyre tashmë mësohet se janë arrestuar si të përfshirë drejtpërdrejt apo indirekt në krimin e rëndë.

Roja e plazhit dhe e lokalit të natës “Principotes” në Ksamil, Sokrat vata, u arrestua pak orë pas ngjarjes teksa tentonte arratisjen i fshehur në bagazhin e makinës, afër Levanit në Fier, por personat që dyshohet se e ndihmuan apo ishin përfshirë në sherr, tashmë ndodhen në pranga.

Pas Sokrat Vatës dhe personave të tjerë, në pranga ka përfunduar edhe Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër.

Ai dyshohet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata të largohej pas vrasjes së 20-vjeçarit francez. Nga hetimet e policisë rezulton se Matushaj punonte si bodyguard i kompanisë “Elite Security”, së bashku me Sokrat Vatën, në lokalin “Principote”, informon “BW”.

Dyshohet se ai e ka ndihmuar Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i lokalit “Principotes”, Bekim Bulica. Bulica rezulton pronari në hije i hotelit të njohur në Ksamil, ndërsa në dokumente, pronare figuron nëna e tij, Kade Bulica, 72 vjeçe.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa një prej pistave që po verifikohet lidhet me një femër.

Miguel Mendes (portugezo-francez) kishte ardhur në Ksamil së bashku me një grup turistësh për të kaluar pushimet në jug të Shqipërisë.

29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has dhe i punësuar si roje plazhi në hotelin “Principotes”, u largua nga vendi i ngjarjes pas krimit. Pas kontrolleve të policisë, ai është lokalizuar dhe arrestuar në Fier.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.