☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,707 ▼0.49%
DOW 53,397 ▼0.12%
NASDAQ 26,365 ▼1.05%
NAFTA 84.26 ▲0.62%
ARI 4,420 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,782 ▲ +1.13% ETH $1,916 ▲ +0.51% XRP $1.0012 ▼ -0.07% SOL $76.9700 ▲ +1.41%
S&P 500 7,707 ▼0.49 % DOW 53,397 ▼0.12 % NASDAQ 26,365 ▼1.05 % NAFTA 84.26 ▲0.62 % ARI 4,420 ▼1.2 % S&P 500 7,707 ▼0.49 % DOW 53,397 ▼0.12 % NASDAQ 26,365 ▼1.05 % NAFTA 84.26 ▲0.62 % ARI 4,420 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kosova

Kurti: LDK-ja ka vullnet që vendi të bëhet me president pa shkuar në zgjedhje të reja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka parë vullnetin e kësaj partie për të arritur një marrëveshje që do t’i mundësonte vendit zgjedhjen e presidentit të ri.

Kurti e ka cilësuar takimin si konstruktiv, duke theksuar se palët kanë diskutuar për nevojën që Kosova të sigurojë funksionimin demokratik të institucioneve dhe të shmangë zgjedhjet e reja.

“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive dhe e pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’ia sjellim një president të ri që nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, që duhet të sigurojmë funksionim demokratik të shtetit dhe që për këtë duhet të ndërtojmë mirëbesim”, tha Kurti pas takimit.

Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar edhe për kriteret që duhet t’i përmbushë figura e presidentit apo presidentes së ardhshme, duke u fokusuar në vlerat, meritat dhe kontributet në shoqëri.

“Diskutuam kriteret për figurën e presidentit apo presidentes nga shumë kënde dhe në disa rrafshe, por në veçanti sa i përket vlerave, meritave dhe kontributeve në shoqëri për kombin mbarë dhe në profesione të caktuara”, deklaroi Kurti.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut ishte i katërti ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, në kuadër të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje politike lidhur me zgjedhjen e presidentit dhe funksionimin e institucioneve.

Palët deri më tani kanë zhvilluar disa takime, ndërsa përpjekjet për një marrëveshje synojnë shmangien e një tjetër procesi zgjedhor dhe zgjidhjen e ngërçit institucional.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.