🌦️
Tiranë 20°C · Rrebesh i lehtë 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,274 ▼ -0.04% ETH $2,525 ▲ +0.31% XRP $1.3656 ▲ +0.65% SOL $101.6600 ▼ -0.67%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
13 Sep 2026
Breaking
Sporti

Dinamo nuk ngrihet dot “mbi ujë”

Kategoria Superiore ka luajtur të shtunën dy ndeshjet e para të javës së saj të 17-të dhe, në mbrëmje, Dinamo është përballur në Durrës me Egnatian. Megjithëse minutat e para kanë parë Dinamon të rrezikojë, skuadra rrogozhinase ka nisur të marrë frenat e lojës në dorë dhe nuk vonon të gjejë edhe rrugën e rrjetës. Në minutën e 16-të, është Zejnullai që finalizon me qetësi të skuadrës së tij dhe e kalon Egnatian në epërsi.

Gjysmëora në vijim do të shohë skuadrën mike ta mbizotërojë plotësisht lojën, duke rrezikuar me Paulauskasin, që nuk e gjen kuadratin në minutën e 30-të, me Mustën që ndalet nga Sali në të 37-ën, ashtu sikundër ndodh edhe 3 minuta më pas me lituanezin.

Në të 42-të rrogozhinasit shënojnë edhe një gol të dytë, pas një harkimi të Spahiut në zonë që nuk devijohet nga askush, por vijërojtësi e anulon për pozicion jashtë loje të Jankut, i cili ndëshkohet me të verdhë për protesta. Me epërsinë minimale të miqve do të mbyllet pjesa e parë. E dyta nis gjithashtu e mirë për Egnatian, por Dinamo nis dalëngadalë të reagojë dhe e synon gjithnjë e më tepër portën mike. Do të jetë Zabërgja që do të barazojë shifrat në minutën e 67-të, kur reagon instinktivisht dhe godet bukur, duke e dërguar topin në rrjetë.

Loja do të hapet në vijim, por 10 minuta para fundit, Egnatia do të rikthehet sërish në epërsi, kur Isgandarli do të finalizojë bukur një aksion të skuadrës së tij. Përtej përpjekjve të Dinamos dhe 6 minutave shtesë, Egnatia e mbron fitoren 2-1 dhe thellon epërsinë në krye të rendites, tashmë e shkëputur 5 pikë nga ndjekësja më e afërt, Partizani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.