UEFA Regions’ Cup/ Shqipëria luan nesër ndeshjen e parë ndaj Sllovakisë në “Shtëpinë e Futbollit”
Kombëtarja shqiptare e futbollit amator do të luajë nesër ndeshjen e parë në raundin e ndërmjetëm të UEFA Regions’ Cup 2026-2027, ku do të përballet me Sllovakinë në orën 14:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Haçi është përgatitur rregullisht për këtë sfidë, me stafin teknik që ka zhvilluar seancat stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e këtij grupi.
Shqipëria bën pjesë në Grupin 6, së bashku me Sllovakinë, Italinë dhe Irlandën e Veriut. Të gjitha ndeshjet e grupit do të zhvillohen në Shqipëri, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Pas sfidës së parë, kuqezinjtë do të përballen më 1 nëntor me Italinë, në orën 14:00, ndërsa më 4 nëntor do të luajnë kundër Irlandës së Veriut Lindore, në orën 13:30. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në “Egnatia Arena”.
Në rast se Kombëtarja do të renditet në vendin e parë të grupit, do të sigurojë për herë të parë në histroi kualifikimin në finalet e kampionatit Europan të UEFA Regions’ Cup.
Ndeshjet e Shqipërisë do të transmetohen live në FSHF TV.
Kalendari i ndeshjeve, UEFA Regions’ Cup Intermediate round – Group 6
NI Eastern – Piemonte Valle d’Aosta 29 tetor, 12:00, Stadiumi Luz i Vogël West Slovakia – Albania 29 tetor, 14:00, Shtëpia e Futbollit
West Slovakia – NI Eastern 1 nëntor, 12:00, Stadiumi Luz i Vogël Piemonte Valle d’Aosta – Albania 1 nëntor, 14:00, Egnatia Arena
Piemonte Valle d’Aosta – West Slovakia 4 nëntor, 13:30, Stadiumi Luz i Vogël Albania – NI Eastern 4 nëntor, 13:30, Egnatia Arena
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.