☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,631 ▼ -0.73% ETH $2,433 ▼ -0.95% XRP $1.3086 ▼ -2.49% SOL $104.9300 ▼ -1.36%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Kosova

Diplomohet gjenerata 2026 e Kolegjit Universum në Ferizaj, ndahen 5 bursa studimi

Në një atmosferë festive dhe plot emocione, Kolegji Universum në Ferizaj organizoi Ceremoninë e Diplomimit 2026, duke shënuar një moment të rëndësishëm për studentët që përfunduan me sukses rrugëtimin e tyre akademik.

Ceremonia mblodhi studentë, familjarë, staf akademik dhe mysafirë të shumtë, të cilët së bashku festuan arritjet e gjeneratës 2026. Për të diplomuarit, kjo ditë përfaqësonte jo vetëm përmbylljen e viteve të studimit, por edhe fillimin e një kapitulli të ri profesional dhe personal.

Gjatë ceremonisë u vlerësua puna, përkushtimi dhe këmbëngulja e studentëve, të cilët përgjatë viteve të studimit kanë ndërtuar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për t’u përballur me sfidat e tregut të punës dhe për të dhënë kontribut në shoqëri.

Një moment i veçantë i ngjarjes ishte pjesëmarrja e filantropit të njohur dhe Drejtorit të Golden Eagle, z. Shaqir Palushi. Në fjalën e tij, ai uroi të diplomuarit për suksesin e arritur dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë të investojnë në zhvillimin e tyre profesional dhe personal.

Në shenjë mbështetjeje për arsimin dhe të rinjtë, z. Palushi ndau edhe pesë bursa studimi për gjeneratën e re 2026/27, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e tij të vazhdueshëm për fuqizimin e të rinjve dhe avancimin e arsimit.

Nga Kolegji Universum u shpreh krenaria për sukseset e studentëve dhe mirënjohja për besimin që ata kanë treguar ndaj institucionit gjatë viteve të studimit.

Ceremonia e Diplomimit 2026 u mbyll me urime për të gjithë të diplomuarit, të cilëve iu dëshiruan suksese të reja në karrierë, studime të mëtejshme dhe në çdo sfidë që i pret në të ardhmen.

Për më shumë informata rreth bursave të studimit, programeve akademike dhe mundësive për regjistrim në Kolegjin Universum – Ferizaj, të interesuarit mund të ndjekin faqet zyrtare të Kolegjit Universum Ferizaj në rrjetet sociale ose të kontaktojnë përmes emailit ferizaji@universum-ks.org dhe 044 725 675.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.