Muzike

Dirigjenti francez Zielinski, në Tiranë

Koncerti

COGE_COGE_30_FP1_071Aurelien Azan Zielinski, një nga dirigjentët më të njohur francezë, do të jetë sot në Tiranë, për të dirigjuar Koncertin e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Koncerti është pjesë e “Pranverës frankofone” dhe do të zhvillohet sot në orën 19.00, në Akademinë e Arteve. Në violinë do të interpretojnë Laurent Korcia dhe Matilda Daiu. Korcia është fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, i vlerësuar nga kritika si një nga violinistët më të jashtëzakonshëm të brezit të tij, i cili interpreton me një violinë Stradivarus të vitit 1719. Në koncert do të interpretohen pjesë nga Finale e “Suita Albanese” e David Tukiçit, “Poemë” nga Ernest Chansson, “Tzigane” nga Murice Ravel, Dubel koncert për violinë e orkestër në re minor nga Johan Sebastian Bach dhe “La danse macabre” nga Camille Saint Sawns. Aurelien Azan Zielinski është një nga dirigjentët më të njohur në skenat e teatrove sot.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button