☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,434 ▼ -1.91% ETH $2,211 ▼ -1.39% XRP $1.3276 ▼ -1.74% SOL $82.2100 ▼ -2.6%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Libri

Disa orë me Martin Camajn

“Kandili i Argjandit” më 5 dhjetor në skenën e Teatrit “Kujtim Spahivogli”

Kur regjisori Fatbardh Smaja nisi të punonte për të vënë në skenën e teatrit të Shkodrës dramën e Martin Camajt, nuk mund ta mendonte se koha e tij me veprën do të ishte aq e shkurtër. Me pasionin e një regjisori që do veprën e tij, ai punoi për ta sjellë Camajn, shkrimtarin që për vite me radhë ishte gati i ndaluar në qytetin e lindjes, me gjithë dimensionin e tij si shkrimtar. Kjo, pasi “Kadili i Argjandit” për Smajën nuk ishte thjesht një dramë, por dhe një mënyrë për të njohur më mirë Camajn. Pas suksesit që pati në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër, vepra do të ngjitet më 5-6 dhjetor në skenën e teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Dhe pse regjisori nuk është më, duke u ndarë nga jeta vetëm pak javë më parë, vepra vjen si një homazh jo vetëm për Camajn, por edhe për të. Në dramë interpretojnë aktorët Rita Gjeka; Jozef Shiroka; Merita Smaja; Agron Dizdari; Eliona Shkreli; Enver Hyseni; Nikolin Ferketa dhe Simon Shkreli. Drama u shkrua rreth viteve ’50, por tingëllon e afërt në kohë edhe pas kaq dekadash. Pikërisht aktualitetin që përcjell kjo dramë për kohën e sotme, ishte dhe një nga arsyet që Smaja donte ta vinte në skenë. Kjo pasi teatrin ai e shihte dhe si një formë ndërgjegjësuese për shoqërinë. Regjisori Smaja u nda nga jeta më 7 nëntor 2015 në Shkodër, gjatë kohës që punonte për vënien në skenë të kësaj vepre. “Kandili i argjandit” është një dramë social-politike që mund të vetëkuptohet arsyeja pse i ka munguar lexuesit dhe spektatorit gjatë periudhës së diktatorit. Regjisori Smaja pati mprehtësinë e duhur që, pikërisht në këtë situatë aspak shpresëdhënëse për spektatorin, të sjellë dritën e Kandilit të Argjandit në kohën më të volitshme të tij. Kandili, dritëprurësi i një jete të dalë nga errësira e kohës së territ e tmerrit, na jep tablonë e frustrimit psikologjik, që kanë kaluar mijëra familje shqiptare në periudhën e parë të vendosjes së regjimit komunist. Regjisori Smaja i ka futur kësaj vepre të gjithë elementet që e bëjnë grishëse dhe aktuale për publikun.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.