☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,479 ▼ -0.88% ETH $1,993 ▼ -1.76% XRP $1.3257 ▼ -2.08% SOL $81.8300 ▼ -2.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

‘Disiplina në ushtri’, Kodheli:Pr/ligji forcon integritetin e ushtarakëve

Forcimi i disiplinës ushtarake, i rendit ushtarak dhe autoritetit të komandim- kontrollit në Forcat e Armatosura për të siguruar përmbushjen e misionit të tyre kushtetues është qëllimi i një pr/ligji që po shqyrtohet sot në Kuvend dhe që përmbyll paketën ligjore për ushtrinë.
Ministrja-Kodheli-ne-KuvendSipas relatorit të pr/ligjit, deputetit Spartak Braho, objekt i draftit është përcaktimi i normave dhe rregullave të hollësishme të sjelljes e të etikës së ushtarakëve, i kategorive dhe llojeve të shkeljeve, masave disiplinore, si dhe i autoriteteve kompetente për dhënien e tyre.
Po ashtu, pr/ligji parashikon dhe të drejtat e ushtarakëve në rastet e procedimeve disiplinore, si të drejtën për vënie në dijeni me shkrim për elementet e procedimit disiplinor të nisur ndaj tij; të drejtën që të dëgjohet nga autoriteti përgjegjës ose komisioni disiplinor përkatës, si dhe të drejtën që të parashtrojë prova dhe fakte në lidhje me pafajësinë e tij.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se pr/ligji nuk synon të forcojë dënimet ndaj ushtarakëve, por integritetin e burrave dhe grave me uniformë në Republikën e Shqipërisë. “Qeveria shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes me këtë ligj i hapin rrugë adresimit të të gjitha mangësive që kanë cënuar deri më sot integritetin e Forcave të Armatosura”, tha ministrja Kodheli.
Disa nga risitë kryesore të këtij projekligji janë detajimi i autoriteteve përgjegjëse për dhënien e masave disiplinore duke filluar nga Presidenti i Republikës, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, kryeministri, ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm etj;
E reja në këtë projekt dyfishimi i shkeljeve disiplinore në krahasim me ligjin e mëparshëm; ndarja e masave disiplinore në të lehta, të rënda dhe shumë të rënda. Dy të parat kanë qenë të parashikuara në ligjin e vjetër të disiplinës, ndërkohë që shkeljet shumë të rënda janë një risi e këtij projektligji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.