Dita e Çlirimit, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Korçë
Në kuadër të 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shqipërisë, janë zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Korçë, në nderim të atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Gjatë ceremonisë përkujtimore janë vendosur kurora dhe buqeta me lule pranë memorialit, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sakrificën e dëshmorëve të kombit.
Në aktivitet morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deputetja e Partisë Socialiste, Besa Spaho, nënkryetarja e Bashkisë Korçë, Benila Terova, kryetari i Këshillit të Qarkut, Petrika Tollkuçi, si dhe prefektja Florinda Zegullaj.
Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të Kishës Ortodokse dhe Mitropolisë, shoqatave të ndryshme, institucioneve dhe forcave politike lokale.
Homazhet në Korçë janë pjesë e ceremonive përkujtimore të organizuara në të gjithë vendin me rastin e 82-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.