Dita e dytë e takimit, mbyllen bisedimet trepalëshe midis SHBA, Rusisë dhe Ukrainës në Abu Dhabi
Bisedimet dyditore mes Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dabi, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, përfunduan më 11 nëntor, pas një takimi që zgjati më pak se dy orë, raportuan disa media.
Ende nuk ka informacione nëse është arritur ndonjë përparim në negociata. Këto ishin bisedimet e para të drejtpërdrejta mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas që nga shkurti.
Ato u mbajtën në kuadër të përpjekjeve të reja të Shtëpisë së Bardhë për të gjetur një zgjidhje që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë – konfliktit më të madh dhe më të përgjakshëm tokësor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në Abu Dabi u zhvilluan edhe konsultime me përfaqësues të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.
Megjithatë, këto takime me përfaqësuesit amerikanë ishin të ndara nga bisedimet trepalëshe mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë.
Ukraina njoftoi më herët se delegacioni i saj do të takohej me përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë pas përfundimit të negociatave me Rusinë.
Pavarësisht bisedimeve, Rusia vazhdoi sulmet ndaj Ukrainës. Një sulm me dronë la pjesërisht pa energji elektrike dhe ngrohje qytetin Krivij Rih, në pjesën jugqendrore të Ukrainës, njoftuan autoritetet lokale.
Nga sulmi u dëmtuan ndërtesa banimi, shkolla dhe kopshte fëmijësh, tha Oleksandr Vilkul, kreu i Këshillit të Mbrojtjes së Krivij Rihut.
Kryeministri ukrainas, Serhiy Koretskiy, njoftoi më 11 nëntor se Rusia kishte sulmuar gjatë natës gjashtë objekte të rëndësishme të furnizimit me energji elektrike në katër rajone të Ukrainës.
Sipas tij, në shënjestër të sulmeve ishte edhe infrastruktura hekurudhore në rajonet e Dnipropetrovskut dhe Zhitomirit.
Ndërkohë, guvernatori i rajonit rus të Leningradit, Aleksandr Drozdenko, njoftoi në Telegram se mbrojtja ajrore ruse kishte rrëzuar 150 dronë ukrainas mbi këtë rajon, gjatë natës.
Sipas Drozdenkos, disa dronë goditën zonën e portit Ust-Luga, ku ndodhet qendra më e madhe ruse për eksportin e energjisë dhe naftës në Detin Baltik.
Sulmi shkaktoi zjarr dhe la të plagosur tre punëtorë.
Në një sulm tjetër, dy persona humbën jetën pasi mbetjet e një droni goditën një ndërtesë banimi në rajonin rus të Smolenskut, që kufizohet me Bjellorusinë, njoftuan autoritetet rajonale.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi më 11 nëntor se forcat e saj të mbrojtjes ajrore kishin kapur dhe shkatërruar 627 dronë ukrainas gjatë natës.
Ushtria ukrainase nuk i konfirmoi sulmet në territorin rus.
🇷🇺 🇺🇲 🇺🇦 Abu Dhabi day two: Zelensky says Putin “lives in a different reality” as talks turn to a big prisoner swap and energyRussia walked into the Abu Dhabi talks claiming it controls half of Donbas. Volodymyr Zelensky says the Americans did not buy it.”This is the problem.…



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.