🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 02 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,322 ▲0.48%
NASDAQ 27,084 ▼0.01%
NAFTA 93.89 ▲1.88%
ARI 4,517 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,230 ▼ -5.93% ETH $1,911 ▼ -4.15% XRP $1.2215 ▼ -5.71% SOL $75.9700 ▼ -5.95%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,322 ▲0.48 % NASDAQ 27,084 ▼0.01 % NAFTA 93.89 ▲1.88 % ARI 4,517 ▲0.24 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,322 ▲0.48 % NASDAQ 27,084 ▼0.01 % NAFTA 93.89 ▲1.88 % ARI 4,517 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Politika

Dita e Europës, ministri Hoxha: Për Shqipërinë, BE nuk është thjesht një destinacion, por zgjedhje vlerash demokratike

Me rastin e Ditës së Evropës, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përcjellë mesazhin e tij për qytetarët shqiptarë.

Ministri nënvizoi se Europa është ndërtuar mbi dialogun, solidaritetin dhe shpresën, duke theksuar se për Shqipërinë, Bashkimi Evropian nuk është thjesht një destinacion, por një zgjedhje vlerash demoikratike.

“Ndajmë të njëjtin mendim me Presidentin Costa. Dita e Europës është dëshmi e kuptimit të paqes, unitetit, solidaritetit dhe bashkëpunimit. Ajo është gjithashtu një kujtesë se këto vlera nuk janë të mirëqena; ato janë fituar me shumë përpjekje dhe nuk duhet të merren kurrë si të garantuara.

Europa u ndërtua mbi bindjen se dialogu është më i fortë se përçarja, solidariteti më i fortë se frika dhe shpresa më e fortë se konflikti.

Për Shqipërinë, Europa nuk është thjesht një destinacion. Ajo është një zgjedhje vlerash: demokracie, lirie, dinjiteti, shteti të së drejtës dhe përgjegjësie të përbashkët për një të ardhme më të mirë ”, tha Hoxha.

Ai theksoi gjithashtu përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj rrugës europiane.

“Sot, ndërsa festojmë Ditën e Europës, festojmë gjithashtu brezin e ri: ëndrrat, talentin, energjinë dhe besimin e tyre në një kontinent më të hapur, më të drejtë dhe më të bashkuar.

Shqipëria mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj rrugës së saj europiane, sepse e ardhmja jonë i përket familjes europiane, duke qenë të gatshëm të kontribuojmë me kulturën tonë, qëndrueshmërinë tonë dhe besimin tonë të palëkundur në një Europë të bashkuar, të lirë dhe në paqe. Gëzuar Ditën e Europës! Sot është gjithashtu edhe Dita e Shqipërisë”, shkruan Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.