🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $65,001 ▲ +0.06% ETH $1,922 ▲ +0.28% XRP $1.0390 ▲ +0.34% SOL $75.0800 ▲ +1.91%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Politika

Dita Ndërkombëtare e Familjes, ministrja Sala: Mbrojtja e fëmijëve në qendër të reformës sociale

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në  një bashkëbisedim sot në 15 maj me familjet kujdestare dhe birësuese në Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa”, vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të familjes në mirërritjen e fëmijëve dhe nismat që qeveria shqiptare po ndërmerr për forcimin e mbrojtjes sociale dhe kujdesit alternativ, me fokus fëmijën dhe rritjen e tij në një mjedis familjar të sigurt e të dashur.

“Familja është themeli i shoqërisë. Fëmijët janë pasuria jonë dhe çdo fëmijë meriton të rritet në një familje. Në një familje që jep dashuri, siguri dhe mbrojtje. Dhe kur është e pamundur që familja biologjike ta japë këtë mbështetje, është detyra jonë si shoqëri dhe institucion që t’i ofrojmë një familje, prandaj edhe familjet kujdestare dhe birësuese kanë një rol të veçantë në këtë drejtim”, u shpreh ministrja Sala.

Me fokus familjen dhe rëndësinë e saj në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, ministrja Sala solli në vëmendje politikat për fuqizimin dhe mbështetjen e familjes biologjike, ndërgjegjësimin e shoqërisë për birësimin, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, mbështetjen sociale për fëmijët dhe familjet, si dhe promovimin e kujdestarisë alternative për fëmijët në risk dhe jashtë kujdesit prindëror.

Ministrja theksoi rëndësinë e Ligjit të ri “Për Kujdesin Alternativ në Familje”, i cili krijon një mekanizëm të ri mbështetës për familjet kujdestare, duke i fuqizuar ato si alternativa më e mirë për rritjen e fëmijëve jashtë kujdesit prindëror. Ky ligj do të mbështesë financiarisht rreth 150 familje kujdestare profesionale, të cilat do të mirëpresin dhe kujdesen për rreth 150 fëmijë në ambientet e tyre familjare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.