Bota

Djali i Pablo Escobar: Futja në politikë, gabimi më i rëndë i babait tim

Juan Pablo Escobar, fëmija më i madh i trafikantit kolumbian, u rrit në një shtëpi luksoze, me elefantë dhe zebra në oborrin e shtëpisë së tij.

Pavarësisht se iu desh të ndryshonte emrin (Sebastián Marroquín) dhe të largohej nga Kolumbia në kohën kur babai i tij vdiq dhe perandoria e kokainës u shemb në vitin 1993, Escobar thotë se ai e do dhe e admiron babanë e tij.

3a94034500000578-0-image-a-20_1479648016257
“Ishte si të jetoje në Disneyland. Gjirafa, elefantë, motoçikleta shumë gjëra për të bërë dhe shumë para për shpenzuar”, thotë Juan Pablo, raporton Daily Mail, shkruan Dita.

“Kam qenë i gatshëm të jap jetën time për të. Nuk ka asnjë shans që unë të urrej babanë tim, sepse nuk e di me saktësi se çfarë ka bërë”. I lindur në një familje e varfër nga qyteti i Medejinit në Kolumbinë verilindore, Escobar do të bëhej njeriu më i kërkuar i botës.

3a94034d00000578-0-image-m-15_1479647781449Në kulmin e trafikimit të kokainës në Miami, Escobar fitonte afro 420 milionë $ në javë. Fillimisht, trafikimi kufizohej në vendin e tij Kolumbi, por shumë shpejt operacionet do të zgjeroheshin duke trafikuar tonelatat kokaine drejt SHBA-së.

Më vonë ai do të bëhej i famshëm për nisjen e një serie luftërash, duke urdhëruar mijëra vrasje dhe madje duke hedhur në erë një avion.

Në Kolumbi cilësohej shpesh i “Robin Hood” për shkak të veprave të bamirësisë që bënte me vaërfërit. Kjo derisa lordi ambicioz i krimit kandidoi në parlamentin e vendit, një vendim që sipas të birit ccoi në rënien e tij.

“Ky ishte vendimi i tij më i keq, sepse sapo iu fut politikës të gjithë i kushtonin vëmendje”, thotë Juan Pablo Escobar. “Nëse nuk do ta bënte mendoj se do të ishte gjallë”.

Edhe pse i kishte shpëtuar shumë atentateve në jetën e tij, Pablo Escobar vdiq në duart e Policisë Kombëtare Kolumbiane në 2 dhjetor të 1993.

Sipas djalit të tij ai po fliste në telefon me babanë e tij 10 minuta para vdekjes. I pushtuar nga inati dhe mllefi, pas njoftimit të vdekjes së babait të tij, Juan Pablo tha për mediat se do të vazhdonte punën e babait të tij.

 

3a93d13700000578-0-image-a-22_1479648099017

Por shumë shpejt ndryshoi mendim dhe në vend të një jete të mbushur me krime zgjodhi një jetë të paqtë.

“Në 10 minutat e para, po, isha i inatosur, por më pas i telefonova shtypit për t’u thënë se nuk do të ndiqja hapat babait tim”, thotë ai. “Që nga ajo ditë kam jetuar në paqe”.

Vetëm në vitet e fundit, djali tij tashmë arkitekt dhe që jeton në Argjentinë, foli për babanë e tij. Ai thotë se edhe pse nuk pajtohet me jetën kriminale të babait, gjithmonë do ta mbrojë. “Nuk po fshihem sepse nuk dua të fshihem, unë nuk kam vrarë asnjë, nuk do të lëndoja asnjë”, shprehet ai.

“Nuk jam krenar për dhunën e tij por jam krenar për dashurinë që më ka falur mua, nënës dhe motrës sime. Ka bërë disa gjëra që do të bënin ta doje dhe disa që do të bënin ta urreje. Ky është babai im”.

3a93d15c00000578-0-image-a-32_1479648620064

– Nga mesi i viteve 1980, karteli i Pablo Escobar i ofronte atij afro 420 milion % në javë ose pothuajse 22 miliardë $ në vit.

– Në vitin 1989, ai ishte njeriu i shtatë më i pasur në botë sipas Forbes.

– Thuhet se njëherë i ka vënë zjarrin 2 milionë $ për të ngrohur vajzën e tij.

– Nofka e tij ishte Robin Hood pasi ai u dha para të varfërive dhe ndërtoi strehimore për të pastrehët.

– Atij gjithashtu iu desh të blinte një avion të ri, sepse ai që përdorte për të transportuar paratë ishte tepër i vogël për të mbajtur kaq shumë para kesh.

– Vitin e kaluar një fermer kolumbian është raportuar se ka gjetur 600 milionë $ nga paratë e Escobar të groposura në një fushë pranë Medellin pas gërmimit të një pjese të vendit për të filluar një plantacion palmash.

– Ai zotëronte makina luksoze, aeroplanë dhe madje edhe dy nëndetëse.

– Në vitin 2009, 8 milionë $ u zbulua në një kompleks të fshehtë të ndërtuar në xhungël, ku ai ka pasur fabrikën e kokainës.

– Christian de Berdouare, një pronar restoranti, që bleu ish-rezidencën e Escobar-it në Majami në vitin 2014 për 10million $, beson se brenda pronës mund të jetë fshehur një thesar./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button