☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,583 ▼0.44%
DOW 46,434 ▼0.51%
NASDAQ 21,846 ▼0.68%
NAFTA 115.61 ▲2.85%
ARI 4,681 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,363 ▼ -2.23% ETH $2,085 ▼ -3.47% XRP $1.3012 ▼ -3.53% SOL $78.9800 ▼ -3.72%
S&P 500 6,583 ▼0.44 % DOW 46,434 ▼0.51 % NASDAQ 21,846 ▼0.68 % NAFTA 115.61 ▲2.85 % ARI 4,681 ▼0.08 % S&P 500 6,583 ▼0.44 % DOW 46,434 ▼0.51 % NASDAQ 21,846 ▼0.68 % NAFTA 115.61 ▲2.85 % ARI 4,681 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Europa

Djali i Trump viziton Bosnje Hercegovinën, dalin pamjet nga mbërritja e tij në Banjallukë

Donald Trump Jr., djali më i madh i presidentit amerikan, Donald Trump, mbërriti më 7 prill në Banjallukë, ku sipas njoftimeve të mëhershme pritet të takohet me biznesmenë nga entiteti i Republikës Sërpska, me të cilët do të diskutojë për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve.

Aktualisht nuk dihen detaje të tjera rreth vizitës së tij në Banjallukë të Bosnje e Hercegovinës.

Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje dhe Hercegovinë thanë për Radion Evropa e Lirë se Donald Trump Jr. po viziton Banjallukën në kapacitet “privat”.

Lidhur me vizitën e tij, Igor Dodik, funksionar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD dhe djali i udhëheqësit të kësaj partie, Millorad Dodik, deklaroi për agjencinë e lajmeve Srna se Trump Jr. po shkon në Bosnje “me ftesën e tij personale” dhe ftesa i është dërguar në “baza miqësore”.

Ministria e Punëve të Brendshme e RS-së njoftoi më herët se, për shkak të këtij aktiviteti, masat e sigurisë në Banjallukë do të ngrihen në një nivel më të lartë, ndërsa një numër i madh rrugësh në qytet do të jenë nën regjim më të rreptë të trafikut.

Kush është Donald Trump Jr.?

Donald Trump Jr. është nënkryetar ekzekutiv i kompanisë së familjes Trump, Trump Organization dhe një nga promovuesit më të zëshëm të politikave të babait të tij, Donald Trump.

Megjithëse nuk ka një funksion zyrtar në administratën amerikane, ai ka qenë aktiv në fushatat presidenciale të Trumpit në të dy mandatet, përmes paraqitjeve publike, tubimeve zgjedhore dhe aktiviteteve mediatike.

Trump Jr. nuk ka rol zyrtar në vendimmarrjen e administratës së SHBA-së, përfshirë çështjet e politikës së jashtme dhe konfliktet aktuale në Lindjen e Mesme, ndër të cilat është edhe marrëdhënia e SHBA-së me Iranin.

Roli i tij është i kufizuar në mbështetje politike dhe veprimtari publike.

Përveç angazhimit politik, Donald Trump Jr., si nënkryetar ekzekutiv i Trump Organization, drejton një kompani që menaxhon hotele, komplekse biznesi dhe banimi, fusha golfi dhe licenca markash në mbarë botën.

Në këtë rol, ai shpesh merr pjesë në bisedime për investime dhe projekte biznesi, përfshirë kontakte në Evropë.

Ai ka qëndruar disa herë më parë në Beograd, fillimisht në shtator 2024, kur u takua me biznesmenë në kryeqytetin e Serbisë.

Më pas, në mars 2025, ai zhvilloi bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa në fund të prillit të po atij viti qëndroi sërish në Beograd për takime me përfaqësues të komunitetit të biznesit./ REL

The post Djali i Trump viziton Bosnje Hercegovinën, dalin pamjet nga mbërritja e tij në Banjallukë appeared first on Euronews Albania.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.