☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,655 ▼1.15%
DOW 51,949 ▼0.44%
NASDAQ 26,130 ▼2.18%
NAFTA 98.94 ▲2.53%
ARI 4,182 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,386 ▼ -1.38% ETH $2,414 ▼ -1.64% XRP $1.2976 ▼ -3.54% SOL $103.2800 ▼ -2.74%
S&P 500 7,655 ▼1.15 % DOW 51,949 ▼0.44 % NASDAQ 26,130 ▼2.18 % NAFTA 98.94 ▲2.53 % ARI 4,182 ▲0.28 % S&P 500 7,655 ▼1.15 % DOW 51,949 ▼0.44 % NASDAQ 26,130 ▼2.18 % NAFTA 98.94 ▲2.53 % ARI 4,182 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kronika

Djegia e tre makinave në Vlorë/ Policia zbardh ngjarjen

Ne pranga u vunë shtetasit J. Ç., 32 vjeç dhe K. Y., 40 vjeç, të dy banues në Vlorë, ndërsa në kërkim u shpall E. L., 41 vjeç.

Policia sqaron se nga hetimet dyshohet se shtetasi J. Ç. ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e tjerë, për djegien e 3 automjeteve, për motive të cilat nuk mund të bëhen me dije duke qenë se hetimi vijon. Shtetasi E. L. ka siguruar lëndën djegëse, ndërsa shtetasi K. Y. ka kryer zjarrvënien.

Njoftimi i policise

Vlorë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Triple”.

Zbardhet brenda 24 orëve, ngjarja e ndodhur mëngjesin e djeshëm në Vlorë, ku u dogjën qëllimisht 3 automjete.

Hetimet e thelluara çuan në identifikimin dhe arrestimin në flagrance të 2 prej autorëve të dyshuar, njëri prej tyre porositësi dhe tjetri zjarrvënësi.

Shpallet në kërkim dhe një bashkëpunëtor i tretë, i cili bashkëpunoi me autorët e vënë në pranga nga Policia, për të siguruar lëndën djegëse.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, të mbështetura nga inteligjenca informative dhe si rezultat i provave të siguruara nga një hetim intensiv, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në Vlorë, ku u dogjën 3 automjete, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Triple”, në kuadër të të cilit u kryen një sërë veprimesh procedurale, konkretisht:

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit J. Ç., 32 vjeç dhe K. Y., 40 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. L., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit intensiv, brenda 24 orëve është bërë dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, ku u dogjën me zjarr 3 automjete, në pronësi të shtetasve A. H., N. H. dhe P. K.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi J. Ç. ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e tjerë, për djegien e 3 automjeteve, për motive të cilat nuk mund të bëhen me dije duke qenë se hetimi vijon. Shtetasi E. L. ka siguruar lëndën djegëse, ndërsa shtetasi K. Y. ka kryer zjarrvënien.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të shkatërrimit të pronës me zjarr, me qëllim identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve përgjegjës për këtë veprimtari kriminale.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.