Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 02 June 2026
S&P 500 7,602 ▲0.03%
DOW 51,039 ▼0.08%
NASDAQ 27,104 ▲0.07%
NAFTA 91.82 ▼0.37%
ARI 4,526 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,917 ▼ -5.03% ETH $1,933 ▼ -1.79% XRP $1.2349 ▼ -4.03% SOL $77.2700 ▼ -2.99%
S&P 500 7,602 ▲0.03 % DOW 51,039 ▼0.08 % NASDAQ 27,104 ▲0.07 % NAFTA 91.82 ▼0.37 % ARI 4,526 ▲0.43 % S&P 500 7,602 ▲0.03 % DOW 51,039 ▼0.08 % NASDAQ 27,104 ▲0.07 % NAFTA 91.82 ▼0.37 % ARI 4,526 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Kosova

DnV alarmon për përdorimin e fëmijëve në fushatë, dy ankesa në PZAP

Demokracia në Veprim (DnV) ka publikuar vlerësimin e saj për pesë ditët e para të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, duke konstatuar dominim të liderëve politikë në fushatë, përdorim të fëmijëve në aktivitete zgjedhore dhe mungesë të përballjeve mes kandidatëve dhe programeve politike.

Në konferencën për media, përfaqësuesja e DnV-së, Violeta Haxholli, tha se në këto zgjedhje garojnë 21 subjekte politike me 902 kandidatë, prej të cilëve vetëm 34 për qind janë gra.

Sipas raportit, “oferta programore e subjekteve politike në këto zgjedhje mund të vlerësohet si riciklim i ofertës së kaluar, por i ambalazhuar në formë të zotimeve”, të fokusuara kryesisht në energji, paga, skema sociale, infrastrukturë dhe teknologji.

DnV ngriti shqetësime edhe për barazinë e garës zgjedhore, duke vlerësuar se “përdorimi i resurseve publike para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, përfshirë vendimet e qeverisë në detyrë për shpërndarje të përfitimeve financiare për qytetarët kanë krijuar avantazh të padrejtë elektoral për partinë në pushtet”.

Sa i përket zhvillimit të fushatës, organizata njofton se janë evidentuar raste të përdorimit të fëmijëve në tubime zgjedhore, për të cilat tashmë janë dorëzuar dy ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Janë evidentuar edhe raste të përdorimit të fëmijëve në disa tubime të subjekteve politike, për të cilat tashmë janë deponuar dy ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)”, thuhet në raport.

Në anën tjetër, DnV vlerëson se fushata në rrjetet sociale po zhvillohet me gjuhë më të ashpër sesa aktivitetet në terren. Gjatë pesë ditëve të para janë identifikuar 56 raste që përfshijnë gjuhë urrejtjeje, shpifje, përmbajtje përçmuese dhe dezinformim.

“Gjatë periudhës 5 ditore janë identifikuar 56 raste që përfshijnë gjuhë urrejtjeje, gjuhë shpifëse ose përçmuese, dezinformim dhe përmbajtje jashtë kontekstit”, thuhet në raport, duke shtuar se pothuajse gjysma e këtyre rasteve kanë pasur për cak gratë pjesëmarrëse në garën zgjedhore.

Raporti evidenton gjithashtu se fushata po karakterizohet nga një personalizim i theksuar i garës.

“Fushata po karakterizohet nga një shkallë e theksuar personalizimi dhe centralizimi, ku liderët politikë dhe kandidatët për pozitat kryesore dominojnë aktivitetet publike dhe komunikimin politik, ndërsa kandidatët për deputetë kanë rol më të kufizuar”, vlerëson DnV.

Sa i përket mbulimit mediatik, organizata thekson mungesën e debateve të drejtpërdrejta mes kandidatëve. Sipas të dhënave të monitorimit, janë regjistruar 28 emisione me vetëm një subjekt politik ose kandidat, 17 debate me analistë, nëntë emisione me pjesëmarrjen e më shumë subjekteve, ndërsa vetëm dy raste të ballafaqimeve të drejtpërdrejta mes kandidatëve.

Në përfundim, DnV vlerëson se procesi zgjedhor po zhvillohet në një atmosferë kryesisht të qetë, por me sfida të vazhdueshme që lidhen me barazinë e garës, cilësinë e debatit publik dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes në hapësirën digjitale. Ajo u bëri thirrje partive politike që të fokusohen në programet e tyre dhe të shmangin përdorimin e fëmijëve dhe resurseve publike gjatë fushatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.