⛈️
Tiranë 19°C · Stuhi 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,091 ▲ +0.29% ETH $2,505 ▲ +0.23% XRP $1.3966 ▼ -0.53% SOL $109.5500 ▼ -0.28%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Do diskriminohem si hebre”, Gjykata e Lartë “vulos” ekstradimin e izraelitit në Gjermani

Gjykata e Lartë i ka dhënë dritë jeshile ekstradimit në Gjermani të një shtetasi izraelit të arrestuar në Tiranë në shkurt të vitit 2025.

42-vjeçari Roy Garin, me shtetësi izraelite dhe kanadeze, i njohur edhe me emrat Michael Finkle, Mike dhe Jean Meringac, kërkohet nga drejtësia gjermane si kreu i një grupi mashtruesish kibernetikë, shkruan A2.

Sipas urdhër-arrestit të lëshuar ndaj tij nga Gjykata e Bamberg, në Gjermani, në periudhën 2015-2022 ky grup dyshohet të ketë mashtruar gati 288 qytetarë përmes investimeve, duke iu shkaktuar një dëm prej gati 26 milionë euro. Pas rrëzimit të pretendimeve për mosekstradim nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli, së fundi Gjykata e Lartë refeuzoi rekursin e bërë nga 42-vjeçari, duke i hapur kështu rrugë ekstradimit të tij drejt Gjermanisë.

Në të tre shkallët e gjyqësorit, Garin ka pretenduar se në rast ekstradimi rrezikonte një trajtim çnjerëzor dhe diskriminues në Gjermani për shkak të prejardhjes së tij hebreje. Përmes avokatit, Garin i është referuar raportit të RIAS 2024, sipas të cilit dokumentoheshin 8600 incidente antisemitike për gjysmën e parë të vitit dhe një rritje e sulmeve ndaj personave me identitet hebre.

Gjykatat e tre shkallëve kanë arsyetuar se antisemitizmi përbënte një formë urrejtjeje e diskriminimi ndaj hebrejve, por nuk lidhet me qëndrimet e qeverisë ose e gjyqësorit gjerman.

Sipas arsyetimit të Shkallës së Parë dhe të Apelit, të vlerësuara si të drejta nga Gjykata e Lartë, nuk ka raporte ose vendime të gjykatave ndërkombëtare që të evidentojnë shkelje nga autoritetet gjermane në këtë drejtim.

Në lidhje me raportin RIAS, gjykatat vlerësonin se ai përbënte vetëm një instrument monitorimi dhe jo provë të shkeljeve sistematike të të dretjave të njeriut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.