☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.60 ▼1.55%
ARI 4,055 ▲2.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,360 ▲ +1.3% ETH $2,319 ▲ +1.65% XRP $1.2815 ▲ +0.12% SOL $92.7200 ▼ -0.18%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Do vdesësh nga duart e mia”- I kërcënonte amerikanët nga Shqipëria, arrestohet 37-vjeçari! Rrezikon deri në 50 vite

Një person është vendosur nën akuzë pasi u dërgonte kërcënime të rënda me vdekje njerëzve në Nju Xhersi dhe Pensilvani të SHBA-ve.

Një burrë që aktualisht jeton në Shqipëri, është akuzuar se u ka dërguar viktimave, përmes mesazheve me tekst dhe mesazheve zanore, kërcënime me vdekje dhe mesazhe ngacmuese gjatë një periudhe prej më shumë se një viti.

Jarvis Shabazz, 37 vjeç, u akuzua zyrtarisht të hënën për tetë akuza për kërcënime ndër-shtetërore dhe dy akuza për përndjekje kibernetike (cyberstalking), sipas prokurorit amerikan Robert Frazer.

Në aktakuzë, prokurori amerikan deklaron se më 10 tetor 2022, Shabazz la një mesazh zanor ku kërcënonte se do të vriste një viktimë.

Ai tha se do të “copëtonte trupat”.

Një javë më vonë, ai la një tjetër mesazh zanor, duke i thënë viktimës: “Dua që të më kuptosh mirë. Ti do të vdesësh nga duart e mia. Njerëzit e bardhë nuk mund të të mbrojnë. Dhe fëmijët e tu do të pësojnë të njëjtin fat”.

Autoritetet thonë se Shabazz vazhdoi të dërgonte mesazhe kërcënuese për 15 muaj, duke ndryshuar shpesh numrin e telefonit në mënyrë që të mund të vazhdonte kërcënimet pasi viktimat ia kishin bllokuar numrin.

“Kërcënimet e Shabazz ishin të mbushura me përshkrime të dhunshme, referenca fetare, epitete raciste dhe gjuhë të pahijshme,” tha prokurori amerikan.

Nëse shpallet fajtor, Shabazz mund të përballet me deri në 50 vjet burg, si edhe me një gjobë deri në 250.000 dollarë për secilën akuzë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.