🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.63 ▲1.23%
ARI 4,843 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,863 ▼ -4.34% ETH $2,190 ▼ -5.7% XRP $1.4711 ▼ -3.62% SOL $89.9400 ▼ -4.52%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.63 ▲1.23 % ARI 4,843 ▼1.08 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.63 ▲1.23 % ARI 4,843 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Donald Lu qorton sistemin e drejtësisë: Askush s’beson në pavarësinë e tij

Ambasadori amerikan në Tiranë u tregua edhe njëherë tjetër i drejpërdrejtë në qortimet dhe akuzat për sistemin e drejtësisë. Në fjalën e mbajtur në takimin me Komisionin e Posaçëm për këtë reformë, Donald Lu tha se SHBA mbështesin plotësisht ndryshimet kushtetuese të propozuara nga paneli i ekspertëve.

“Unë ju siguroj se SHBA mbështet plotësisht propozimet aktuale për ndryshimet kushtetuese. Ne kemi marrë pjesë në shkrimin dhe diskutimet e ekspertëve për secilin prej këtyre ndryshimeve. Kjo është një reformë rrënjësore që për herë të parë do të ndërmarrë hapa konkretë për të larguar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi i drejtësisë”, deklaroi Lu.

Ambasadori u tregua edhe njëherë tjetër i drejtpërdrejtë ndaj gjyqësorit, kur tha se gjykatës të korruptuar dhe të paaftë mbushin xhepat e tyre me paratë e shqiptarëve dhe kërkoi prej klasës politike t’i japë fund gjuhës së konfliktit dhe të punojë bashkërisht për këtë reformë.

“Duhet të ketë dialog të hapur dhe të sinqertë nëse këto propozime janë reformat e duhura për të drejtuar problemet serioze të vendit. Partitë duhet të angazhohen dhe t’i japin fund sulmeve politike. Nxis që të dëgjohen me vëmendje diskutimet dhe këshillimet për këtë reformë”, shtoi Lu.

Lidhur me shqetësimet e ngritura nga pjesëtarë të gjyqësorit se reforma mund të cënojë pavarësinë e këtij pushteti, Donald Lu kishte një përgjigjie krejt origjinale.

“Asnjë shqiptar nuk beson sot se sistemi i drejtësisë është i pavarur. Nuk është i pavarur nga ryshfeti, nuk është i pavarur nga telefonatat, ku persona me pushtet i telefonojnë drejtpërdrejtë personat e drejtësisë, nuk është i pavarur prej presionit të krimit të organizuar. Kjo reformë do t’i japë mundësinë e vërtetë për të bërë sistemin e drejtësisë për herë të parë të pavarur”, mbylli fjalën e tij, Donald Lu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.