Politika
Donald Lu: Vetëm reforma kthen besimin tek drejtësia
Ambasadori amerikan, Donald Lu rideklaroi këtë të martë se reforma gjithëpërfshirëse është një nga mënyrat që kthen besimin e publikut tek drejtësia.
Ambasadori tha se, mënyra tjetër është përsosja e teknologjisë me anë të të cilës drejtësia do të mund të shënojë edhe zyrtarë të lartë përballë drejtësisë.
Ndërkohë, edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço përshëndeti përfshirjen e opozitës në reformën e drejtësisë.
Deklaratat u bënë gjatë inagurimit të Arkivit Qëndror, ku do të ruhen regjistrimet dixhitale audio të seancave gjyqësore.