Kosova

Donika Kadaj: Deklaratat e Doris Pack, në kundërshtim me vlerat evropiane

donika-kadaj-deklaratat-e-doris-pack-n-euml-kund-euml-rshtim-me-vlerat-evropiane_hdDeputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi, iu ka kundërpërgjigjur eurodeputetes Doris Pack, e cila përmes rrjetit social Twitter ka deklaruar se “ai që fiton vetëm 10 për qind të votave nuk ka bazë të kërkojë të bëhet kryeministër i një vendi”, duke menduar në liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ajo në një prononcim për Telegrafin ka thënë se “përderisa ish – kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dëshmuar gatishmëri për ta lënë pozitën e tij dhe për ta mbrojtur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Hagë, kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, po e mban peng këtë pozitë”.

“Deklaratat e tilla janë në kundërshtim me vlerat demokratike, të cilat vendi ynë po synon t’i jetësojë. Kjo ndërhyrje është edhe në kundërshtim me vlerat e vendit nga e cili është eurodeputetja Pack, sepse është ndërhyrje në vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Ndryshe, deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka thënë se ai që fiton vetëm 10 për qind të votave nuk ka bazë të kërkojë të bëhet kryeministër i një vendi.

Ndonëse nuk i ka përmendur emrin, Pack e ka lënë të kuptohet se fjalën e ka për kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, subjekti i të cilit i ka fituar rreth 10 për qind të votave në zgjedhjet e 8 qershorit.

Në profilin e saj në Twitter, Pack ka shkruar: “Ku është baza: Kryeministër me më pak se 10 për qind të elektoratit”.

Në të njëjtin postim, Pack e ka ripërsëritur idenë e saj të thënë edhe më parë se Kosova ka nevojë për koalicionin PDK – LDK.

“Jepini fund ngërçit, depersonalizoni klimën, filloni negociatat PDK –LDK. Kosova ka nevojë për ju”, ka thënë Pack.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button