“Doshi”, Rama: Telenovela që nisi dje do ketë fund të palumtur. Pres me durim hetimin e akuzës bombastike
Pas takimit në kryeministri me kryeprokurorin Adriatik Llalla, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, kryeministri Edi rama ka thyer heshtjen në rrjetin social. Akuzë bombastike dhe telenovelë e ka cilësuar Rama deklaratën e Tom Doshit duke bërë thirrje që të pritet me durim për hetimin e plotë të kësaj akuze.
Sipas Ramës, akuza dhe pse ishte shumë e shpifur, është e mirëseardhur pasi vetëm kështu thekson kryeministri, publiku do të mësojë kufirin mes politikës dhe krimit.
“Mediat duan sa më shumë akuza për të jetuar. PD sa më shumë shpifje për të mbijetuar. Ndërsa njerëzit e ndershëm të këtij vendi të mbajtur kaq vjet peng në gjithë llumin e akuzave dhe shpifjeve të kthyera rëndom në telenovela, duan vetëm të vërtetën. Dhe të vërtetën që ata duan sot, mund ta thotë vetëm një hetim i plotë i organeve të drejtësisë.
Jam i bindur se telenovela e shëmtuar që ka nisur dje, duke bere bashke per te sulmuar qeverine dhe shumicen parlamentare, nje tufe politikejsh e kriminelesh qe duan te perfitojne prej driteshkurtesise se njeri – tjetrit, do te kete padyshim nje fund te palumtur per ta.
Le te presim me durim hetimin e plote te akuzes bombastike. E cila eshte padyshim e shpifur sa s’ka, por edhe shume e mireseardhur! Sepse ka çelur nje faze te re te betejes per çlirimin e opinionit publik nga makthi i vjeter se politikanet jane te gjithe njesoj. Njesoj ne fakt jane vetem ata qe nuk dine ku eshte kufiri mes politikes dhe krimit.
#VajmedetPD ku je katandisur se te tjeret aq dine aq bejne! Çfare tufe…!”