☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,392 ▲0.37%
DOW 45,520 ▲0.78%
NASDAQ 20,975 ▲0.13%
NAFTA 102.53 ▲2.9%
ARI 4,557 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,523 ▲ +1.66% ETH $2,068 ▲ +3.93% XRP $1.3422 ▲ +1.48% SOL $84.1100 ▲ +3.1%
S&P 500 6,392 ▲0.37 % DOW 45,520 ▲0.78 % NASDAQ 20,975 ▲0.13 % NAFTA 102.53 ▲2.9 % ARI 4,557 ▲0.72 % S&P 500 6,392 ▲0.37 % DOW 45,520 ▲0.78 % NASDAQ 20,975 ▲0.13 % NAFTA 102.53 ▲2.9 % ARI 4,557 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Drama e 51-vjecarit: Humba delet, pasurinë time

Nga Enrik Mehmeti

Vladimir Nushit, nga fshati Fitore e Vlorës, i është përmbytur shtëpia, ndërsa ka humbur dhe 50 kokë dele, të vetmen pasuri me të cilën mbante familjen. “Nuk e mendova se uji do vinte te stani dhe te banesa që është afër stanit. As në vitin 2005 nuk ka ardhur kaq shumë ujë. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Lumi Vjosë vërshoi në banesa brenda 1 ore dhe nuk dija ku të shkoja më parë, te stani për të shpëtuar delet apo të shpëtoja familjen. U ngjita në tarracë me fëmijët, pa mundur dot të shpëtoj gjë nga shtëpia përveç disa batanijeve”, – tha dje, 51-vjeçari. Ndërkohë, ai u shpreh se dëgjonte blegërimat e deleve dhe i therte në shpirt, por e kishte të pamundur të shkonte, për shkak të nivelit të ujit, i cili i kishte kaluar mbi një metër, ndërsa mungesa e energjisë elektrike bënte të mos dukej asgjë. “Çdo gjë brenda banesës u shkatërrua, dëmet janë kolosale. Kur zbardhi, pashë që delet kishin ngordhur të gjitha. Kërkuam ndihmë dhe erdhën e na morën nga tarraca e shtëpisë. Nuk di ku të përplas kokën. Kjo ishte gjëmë për familjen tonë. Shpresoj që shteti të na ndihmojë”, – u shpreh me lot në sy 51-vjeçari.

(Fotot nga LSA, momente të vështira teksa tentohet shpëtimi i bagëtive)

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.