🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,941 ▼ -2.32% ETH $2,189 ▼ -2.25% XRP $1.3273 ▼ -1.15% SOL $81.8800 ▼ -2.65%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

“Drejtësi për Florencin”, protesta për të riun që humbi jetën në Marsejë

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, dhe këshilltari për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani, ishin mesditën e së dielës në Shkodër, në banesën e Florenc Beqirajt, azilkërkuesi shqiptar që humbi jetën pak ditë më parë në Marsejë të Francës.

Dy përfaqësuesit e presidentit, pasi iu shprehën ngushëllimet familjarëve, i siguruan ata se presidenti Ilir Meta është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe franceze, jo vetëm për të sjellë sa më parë trupin e Florencit në Shqipëri, por edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes së tij.

Për rastin e Florenc Beqirajt, Top Channel ka informuar në vazhdimësi. Autoritetet franceze, të cituara nga Ambasada shqiptare në Paris, dyshojnë se në qendrën për emigrantët ilegalë, ku ishte në pritje të dëbimit nga vendi, Florenc Beqiraj, për të zgjatur qëndrimin në Francë ka tentuar të dëmtojë veten, duke simuluar një vetëvarje, që më pas ka dalë jashtë kontrolli.

Gjithsesi, Ambasada shqiptare në Paris konfirmon se autoritetet kanë hapur një hetim të plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Rasti i Florencit u bë viral në rrjetet sociale, duke u postuar nga faqe të njohura apo “VIP”-a shqiptarë, që krijuan edhe një “hashtag”, #ImFlorencBeqiraj.

Nuk i shpëtoi kësaj vale denoncimesh as kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që shpërndau të shtunën në orën 22 të darkës një deklaratë. Kurse të dielën, drejtuesit e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kukës organizuan një protestë.

Ndërkohë, në kryeqytet ishin pjesëtarë të shoqërisë civile dhe familjarë të Florencit, që fillimisht u mblodhën përpara Piramidës ku ndezën qirinj, e më pas marshuan pranë Kryeministrisë dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.