☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.39 ▼4.29%
ARI 4,475 ▲1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,340 ▼ -0.7% ETH $2,149 ▼ -0.37% XRP $1.4132 ▼ -1.55% SOL $90.4200 ▼ -1.32%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.39 ▼4.29 % ARI 4,475 ▲1.66 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.39 ▼4.29 % ARI 4,475 ▲1.66 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Drejtësia, Rama: Struktura që kemi nuk funksionon, ta shembim

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kongresi i PBDNJ-së, ku u prezantua programi politik i kësaj partie, se çështja e pronave zgjidhet vetëm duke shembur sistemin e vjetër të drejtësisë e duke ndërtuar një të ri.

“Historia e pronave është një nga historitë më të pabesueshme për një shtet që është në mes të Evropës dhe ka një sistem demokratik. Do ju jap një shembull: i ka dalë pronari teatrit antik të Butrintit. Njësoj si t’i dalë pronari Akropolit në Athinë dhe qeveria të mos ketë të drejtën për t’i hapur dyert e Akropolit miliona njerëzve. Edhe Butrinti është më i vizituari nga të huajt që vijnë në Shqipëri. Është një familje që ka letra dhe pretendon se është më antike sesa vetë antikiteti. Nuk ke çfarë thua më për batërdinë e pronave në Shqipëri. Rasti kur shfaqen pronarë të cilët nuk kanë prova për ekzistencën e trungut të familjes së tyre në zonat e bregdetit dhe kthehen papritur në zotërues të shumë hektarëve, tregon mungesën e një sistemi të duhur drejtësie”, tha Rama.

Kreu i qeverisë dha edhe rrugën nëpërmjet së cilës bëhet reforma në drejtësi: “Nëse duam në vend një pushtet gjyqësor real, që të japë drejtësi pa parë sa i gjatë je në strukturën sociale dhe se sa para’ ke, duhet që të gjithë prokurorët e gjykatësit e këtij vendi t’i kalojmë në skanerin e një radiografie etike dhe profesionale. Struktura që kemi nuk funksionon, është tërësisht e kapur dhe e korruptuar. Mund ta shëmbim të vjetrën e të ndërtojmë të renë. Propozimi ynë është ky: trupa e cila do të gjykojë gjykatës e prokurorë, duhet ta bëjmë të mundur në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me operacionin ndërkombëtar, me një mekanizëm të ngritur nga BE-ja dhe SHBA-ja”.

1 Koment

  • shqipetaret 03 July 2016, 11:57

    Rama.Drejtesia eshte vegla me active e shtetit fashist te pa ligjshem te kopese te sali berishes,lylezim bashes,bujar nishanit,jozefina topallit,Kastriot Isalmit,adriatik llalles,Pollos.nokes,palokes.Ju u kujtuat pas me shume se 2 vjetesh.Ju dhe parlamenti shqipetar jeni larg te njohjes te demokracise lirise progresit,zhvillimit dhe edukimit te popullit shqipetar.Eshte cen I kombit dhe ju e ruani me fanatizem qe do te thote injoranca shqipetare.Pse nuk pastruat shqiperine nga kriminelet dhe hajduteria qe diten e pare ne pushtet?SHBA,BE,NATO,FBI ta bejne tani.Te gjithe deputetet qe nuk duan te votojne reformen dhe kopeja e hajduterise te sali berishes te digjen te gjalle.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.