☁️
Tiranë 12°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,759 ▲ +1.67% ETH $2,109 ▲ +1.67% XRP $1.4200 ▲ +2.2% SOL $88.5600 ▲ +1.9%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kronika

Drejtësia, të gjitha institucionet preken nga reforma

ministria-e-drejtesise2Mazhoranca ndërmerr hapat e parë konkretë për reformën në sistemin e drejtësisë. Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi i Shqipërisë po punojnë për përgatitjen e strukturave këshillimore që do të mbledhin propozime dhe sugjerime rreth kësaj reforme, e cila më pas do të konsultohet me Komisionin e Venecias.
Qeveria parashikon që reforma të prekë të gjitha institucionet e drejtësisë, si dhe të ndryshojë Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Konferenca Gjyqësore, etj, do të jenë disa nga institucionet që do të preken nga ky reformim i drejtësisë shqiptare, që konsiderohet prioritet parësor i ekzekutivit në vend dhe një nga kërkesat e BE-së për Shqipërinë.

Gjykata Kushtetuese

Reforma mendohet se mund të nisë nga Gjykata Kushtetuese, ku shihet e nevojshme ndërhyrja në dispozitat që lidhen me emërimin e gjyqtarëve kushtetues, si dhe me kualifikimin e procedurën e përzgjedhjes së tyre. Parashikohet ngritja e një Këshilli, që do të shqyrtojë në mënyrë objektive dokumentacionin e paraqitur nga ana e kandidatëve për anëtarë në këtë Gjykatë. Këshilli më pas do të bëjë dhe renditjen e aplikantëve, në bazë të një sistemi pikëzimi.

Gjykata e Lartë

Propozimet e qeverisë parashikojnë që reformat kryesore që kërkohen në Gjykatën e Lartë nuk mund të rregullohen drejtpërdrejt me ligjin për funksionimin e saj. Sipas ministrisë së Drejtësisë, Gjykata e Lartë po përballet me një numër të lartë çështjesh që janë bërë të papërballueshme dhe ndryshimi i Kodit të Procedurës Civile dhe Penale do të çonte në reduktimin drastik të çështjeve përpara kësaj Gjykate.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë konstaton se modeli ekzistues në KLD nuk është gjithëpërfshirës, për sa kohë nuk përfshin Gjykatën e Lartë në drejtim të emërimit, kontrollit dhe përgjegjësisë disiplinore. Ky model imponohet nga zgjedhja që ka bërë Kushtetuta, ku Gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Apelit përfshihen në kompetencat e KLD-së, ndërsa Gjykata e Lartë nuk është pjesë e këtij sistemi, siç e kanë disa vende të BE-së. Me reformën në drejtësi mendohet të ndryshohen dhe kushtet për t’u zgjedhur anëtar i KLD-së.

Konferenca Gjyqësore Kombëtare

Reforma në Konferencën Gjyqësore Kombëtare do të konsistojë kryesisht në rritjen dhe fuqizimin e kompetencave të këtij organizmi, në raport me të zgjedhurit e tyre në KLD. Kjo reformë do të konsistojë në drejtim të një selektimi më të kujdesshëm në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KLD-së dhe të një raporti llogaridhënie të vazhdueshme, midis të zgjedhurve prej tyre dhe Konferencës Gjyqësore.

Këshilli i Prokurorisë

Reformimi në Këshillin e Prokurorisë do të ketë objektiv kryesor zbatimin e njëjtë të parimeve në përzgjedhjen, emërimin, ecurinë në karrierë dhe fuqizimin e rolit të tij, duke e transformuar Këshillin ekzistues të Prokurorisë nga një organ këshillimor në një organ vendimmarrës për sa i përket emërimit dhe disiplinës për prokurorët, ristrukturimin e prokurorisë me qëllim përmirësimin e organizimit hierarkik dhe territorial të Prokurorisë, pavarësisë së saj dhe statusit të prokurorëve etj.

Shkolla e Magjistraturës

Pjesë e reformës do të jetë dhe reformimi i Shkollës së Magjistraturës, struktures që nxjerr gjyqtarë dhe prokurorë të rinj. Në këtë aspekt, parashikohet rishikimi i ligjit ‘për Shkollën e Magjistraturës’, me qëllim rritjen e pavarësisë dhe cilësisë programore të këtij institucioni dhe përcaktimi në ligj i kritereve për përzgjedhjen dhe karrierën e trupës pedagogjike të kësaj shkolle, si masa legjislative të dobishme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.