☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 113.43 ▲1.69%
ARI 4,644 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,202 ▲ +2.92% ETH $2,118 ▲ +2.65% XRP $1.3316 ▲ +1.32% SOL $82.1800 ▲ +1.85%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.43 ▲1.69 % ARI 4,644 ▼0.77 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.43 ▲1.69 % ARI 4,644 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Drekë lamtumire nga Davutoğlu për ekipin e tij të afërt

Davutoğlu falënderoi të gjithë dhe theksoi se së bashku kanë përjetuar bashkësi familjare, gëzime dhe dashuri.

Kryeministri Ahmet Davutoğlu, tha se të jesh kryeministër i Republikës së Turqisë, të kesh përgjegjësi mbi 78 milion qytetarë, është dhurata më e madhe që mund t’i jepet njeriut gjatë jetës së tij.

Fotografitë e “pritjes së lamtumirës” që i ofroi kryeministri Davutoğlu për ekipin e tij të punës në Rezidencën Çankaya, u publikuan në media.

Duke i pritur mysafirët së bashku me bashkëshorten Sare Davutoğlu, kryeministri u përshëndet dhe u fotografua me të gjithë një nga një. Davutoğlu falënderoi të gjithë dhe theksoi se së bashku kanë përjetuar bashkësi familjare, gëzime dhe dashuri.

Ai u shpreh se “Detyrat e këtilla, janë detyra që bëhen me nder. Të jesh kryeministër i Republikës së Turqisë, të kesh përgjegjësi mbi 78 milion qytetarë, është dhurata më e madhe që mund t’i jepet njeriut gjatë jetës së tij. E falënderoj Zotin. Ndihem krenarë që kam pasur përgjegjësi ndaj një populli të tillë dhe që kam punuar si milingonë për të qenë i denjë.”
Duke theksuar se çdonjërin veç e veç nga ekipi i afërt i punës e konsideron si anëtar të familjes, kryeministri Davutoğlu iu drejtua mysafirëve me fjalët:
“Nuk ju kemi ndarë nga fëmijët, vëllezërit dhe miqtë tanë. Ju jeni ata që na jepni ilaçet në sëmundje, punëtorët tanë që u përpoqën t’i lehtësojnë detyrat tona, shokët tanë që vrapuan në mënyrë që protokolli të jetë në mënyrën më të mirë të mundur, Ramazi i cili e theu krahun, apo kameramani i cili lagej nga djersët, Vural, Hakan… Disa nga ekipi i punës nuk i panë bashkëshortët fare, kishte prej tyre që qëndruan larg shtëpisë periudha të gjata. Pikësëpari kërkoj ndjesë nga bashkëshortët, sepse ata sakrifikuan edhe pse nuk e kishin për detyrim. E veçanërisht i falënderoj ata që punuan me ne për kryerjen e detyrave. Zoti mundësoftë që t’i vazhdoni shërbimet tuaja në çdo sferë të shtetit. Dijeni se gjithmonë do të jemi një familje, e edhe pas kësaj, do të jemi së bashku në çdo rrethanë.”

Ndërkaq, fjalim mbajti edhe Sare Davutoğlu, e cila i falënderoi mysafirët dhe shprehu mirënjohje për miqësinë dhe shërbimet e atyre që i kanë mbështetur në punë.

Pas pritjes, kryeministri Davutoğlu dhe bashkëshortja Sare Davutoğlu u fotografuan kolektivisht dhe bënë selfi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.