roze
Dua bën shqiponjën
Siç edhe kishte paralajmëruar, Dua Lipa ka publikuar ditën e enjte videoklipin e saj më të ri të këngës “Last Dance”.
Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila po shkëlqen në tregun ndërkombëtar të muzikës, nuk ka harruar vendlindjen e saj pasi në këtë klip ajo shihet teksa bën me duar simbolin e flamurit tonë, shqiponjën dy krenare.
“Last dance”, vjen pas projektit të suksesshëm “Be the one”, i cili arriti të kryesonte klasifikimet e rëndësishme muzikore.
Ndërkohë, më 17 Shkurt, Dua përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të Instagramit, ka uruar pavarësinë e Kosovës, duke publikuar flamurin e bukur, për të cilin shprehet shumë krenare.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë. Të dua”, shkroi ajo.