☁️
Tiranë 11°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲0%
ARI 5,062 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,500 ▲ +1.15% ETH $2,111 ▲ +1.6% XRP $1.4127 ▲ +1.61% SOL $88.1600 ▲ +1.3%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
roze

Dua Lipa-n mund ta shohim më shpesh, ka vendosur të ketë një rezidencë personale në Sarandë!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa është shumë krenare për origjinën e saj dhe këtë e vërteton sa herë që i jepet mundësia.
Pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare dhe kalimit të pushimeve në jug të vendit, duket se ylli i muzikës pop po mendon të ketë një rezidencë personale pikërisht në këtë zonë turistike.

Mediat amerikane shkruajnë se Dua po ndërton një rezidencë superluksoze në Sarandë, përballë ishullit grek të Korfuzit, me pamje nga deti Jon. Lipa, e lindur në Britani nga prindër shqiptarë, Anesa dhe Dukagjin Lipa, iu dha shtetësia shqiptare në nëntor nga presidenti Bajram Begaj.

Në vitin 2016, këngëtarja dhe babai i saj themeluan “Sunny Hill Foundation” me qëllim mbledhjen e fondeve dhe financimin e koncerteve në Shqipëri, por edhe për të ndihmuar njerëzit që përballen me vështirësi financiare. Rikujtojmë, se në Tiranë, sheshi “Skënderbej” u mbush tej e tej me qytetarë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Festa kulmoi me ngjitjen në skenë të këngëtares me famë botërore, e cila zgjodhi këtë moment të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët për të zhvilluar koncert në Tiranë. Së bashku me balerinët, Dua performoi hitet e saj të njohura duke ndezur atmosferën në shesh, ku ishin mbledhur njerëz si kurrë më parë. Ndërkaq, Lipa, ka dhënë së fundmi një intervistë për “The Sun”. Krijuesja e hitit “New Rules” gjatë rrëfimit ka pranuar se vuan nga sindroma ‘Imposter’ apo ndryshe sindroma e mashtrimit, e cila ka të bëjë me mungesën e vetëbesimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.