“Dua të bëj krenare nënën time”
Princi Harry pranon se nuk ka shumë kujtime nga fëmijëria me nënën e tij në festimin e 10-vjetorit të fondacionit të bamirësisë në emër të saj.
Princi 31-vjeçar, i cili ishte vetëm 12 vjeç kur Lady Diana Spencer humbi jetën në një aksident rrugor në Paris në Gusht 1997, thotë se nuk mban shumë mend nga koha që kanë kaluar të dy.
Në një intervistë për “People” ai thotë: “Nuk kam shumë kujtime fëmijërie me nënën time”.
Në përkujtim të princeshës Diana, e cila ishte e martuar për 15 vite me princin Çarls, Harry thotë se është ‘i sigurtë’ se ajo ka frymëzuar punën që ai është duke bërë tani, “pavarësisht nëse ai e di apo jo këtë”. E vetmja gjë që mendon dhe ia thotë vetes shpesh është: “Gjithçka që dua është të bëjë krenare mamanë time”, ka thënë ai.
“Kjo është ajo që dëshiroj të bëj. Kur ajo vdiq, u krijua një boshllëk i madh, jo vetëm për ne, por për shumë njerëz në të gjithë botën. Nëse përpiqem të mbush qoftë edhe një pjesë të vogël të saj, atëherë ia kam dalë”, ka thënë Harry.