☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,563 ▼0.73%
DOW 46,284 ▼0.83%
NASDAQ 21,785 ▼0.96%
NAFTA 115.20 ▲2.48%
ARI 4,689 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
ETH $2,087 ▼ -2.33% XRP $1.3040 ▼ -2.56% SOL $80.0900 ▼ -1.86%
S&P 500 6,563 ▼0.73 % DOW 46,284 ▼0.83 % NASDAQ 21,785 ▼0.96 % NAFTA 115.20 ▲2.48 % ARI 4,689 ▲0.08 % S&P 500 6,563 ▼0.73 % DOW 46,284 ▼0.83 % NASDAQ 21,785 ▼0.96 % NAFTA 115.20 ▲2.48 % ARI 4,689 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Politika

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se “Partia Demokratike po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar”.

“Partitë politike, qeveria dhe opozita, njëra flet për Ballukun, imunitetin e Ballukut, AKSHI-n, aksidentet që po i ndodhin me drejtësinë, me kryebashkiakët… Partia Demokratike merret se si t’i qepi një tjetër kostum Berishws. Të dyja partitë politike i kanë aksidentuar shqiptarët, i kanë çuar në kanal, ia kanë ulur kokën. Unë mendoj që duhet t’i kthejmw sytë nga qeveria, nga keqqeverisja. Jemi në mandatin e katërt. Njerëzit nuk po çojnë dot fundin e muajit në shtëpi. Kanë qindra probleme. Kostot e jetesës janë rritur dhe ne merremi me kërthizën e Gaz Bardhit dhe të Partisë Demokratike. Vetë protestat po bëhen në kushtet e fushatës së zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike. Bëhen me qëllimin e shpalljes së kësaj emergjence, në mënyrë që të radikalizohet situata dhe askush të mos paraqesë një platformë politike për kryetarin e opozitës. Sepse çdokush që nxjerr një emër, nxjerr një platformë politike i thuhet “je tradhëtar, si po na prish ti neve protestën? Ne javën tjetër do rrëzojmë Edi Ramën”. Pra, gjendja e emergjencës që ka krijuar Berisha prej gjashtë muajsh me protesta çdo 10 ditë bëhet me qëllimin e vetëm për të përjashtuar alternativat brenda parties”, tha Lita.

“Këta po shikojnë vetëm veten e tyre. Pra, partitë politike nuk po fokusohen tek Shqipëria, tek shqiptarët. Shqiptarët po ikin, partitë politike fokusohen vetëm te vetja e tyre. Askush nuk flet për rritjen e çmimit të naftës, sa ajo ndikon tek shporta. A ia dalin këto pensionistet për ilaçet me këto pensione”, shtoi gazetari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.