🌫️
Tiranë 14°C · Mjegull 25 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.82 ▼1.89%
ARI 4,327 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,020 ▼ -0.25% ETH $2,693 ▲ +0.27% XRP $1.5717 ▲ +2.87% SOL $121.8200 ▲ +4.24%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.82 ▼1.89 % ARI 4,327 ▲0.67 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.82 ▼1.89 % ARI 4,327 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Greqia

Dukas nga vendngjarja në Plakë: Shpërthimi mund të ketë ardhur nga një rrjedhje e gjerë – Është një katastrofë e madhe

Kryebashkiaku i Athinës, Haris Dukas, shkoi të premten në mbrëmje në vendngjarjen në Plakë, në rrugën Lisikratus, ku ekipet e zjarrfikësve, EMAK-ut dhe shërbimeve të bashkisë vazhdojnë operacionin e kërkim-shpëtimit. Nga vendi i ngjarjes, ai e përshkroi shpërthimin si “të paprecedent” dhe shtrirjen e shkatërrimit si “të frikshme”.

“Punimet vazhdojnë. Të gjitha makineritë janë këtu. Përpjekja do të zgjasë gjithë natën”, deklaroi Dukas, duke shtuar se në vendngjarje ndodhej edhe ministri i Mbrojtjes Civile, Evangelos Turnas. Sipas tij, bashkia ndihmon operacionin, ndërsa koordinimi i kërkimeve i takon zjarrfikësve. “Janë orë të vështira. Ndalojmë sa herë që duhet për të parë nëse dëgjohet ndonjë zë, që do të thotë se diçka pozitive mund të ndodhë. Janë orë ankthi”, u shpreh kryebashkiaku.

Për shkakun e mundshëm të shpërthimit, Dukas tha se ai mund të ketë ardhur nga një “rrjedhje e gjerë”, por theksoi se nuk ka ende një përfundim zyrtar. Ai bëri të ditur se për hetimet është caktuar një prokuror kompetent dhe janë mbledhur tashmë të dhënat e para, por prioriteti aktual mbetet gjetja e gjashtë të zhdukurve. “Aktualisht nuk ka asnjë lajm të ri për gjashtë të zhdukurit. E gjithë procedura po kryhet me shumë kujdes”, tha ai.

Sipas Dukës, dëmet më të mëdha janë përqendruar në pjesën e përparme të godinës, ndërsa vala e shpërthimit e ka prekur zonën në një rreze të gjerë — dëme serioze kanë pësuar edhe dy apo tri ndërtesa përballë. Dy ndërtesat fqinje janë në gjendje shumë të keqe, janë evakuuar dhe po shqyrtohet nëse mund të qëndrojnë në këmbë apo do të duhet të rrëzohen. “Dëmi është në të gjithë rrugën. Edhe në rrugën pas, vala arriti deri te trotuari përballë. Po flasim për një katastrofë të pabesueshme”, përfundoi ai.

Burimi: ProtoThema

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.