☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,231 ▼1.27%
DOW 49,406 ▼1.58%
NASDAQ 24,119 ▼1.27%
NAFTA 83.25 ▲1.14%
ARI 3,681 ▼1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,264 ▼ -0.02% ETH $1,788 ▲ +0.81% XRP $0.9788 ▼ -0.26% SOL $74.5800 ▲ +0.81%
S&P 500 7,231 ▼1.27 % DOW 49,406 ▼1.58 % NASDAQ 24,119 ▼1.27 % NAFTA 83.25 ▲1.14 % ARI 3,681 ▼1.63 % S&P 500 7,231 ▼1.27 % DOW 49,406 ▼1.58 % NASDAQ 24,119 ▼1.27 % NAFTA 83.25 ▲1.14 % ARI 3,681 ▼1.63 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zhvati 232 mijë dollarë, SHBA ekstradon shqiptarin e kërkuar për krime kibernetike!

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar sot nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kërkohej nga autoritetet amerikane nën dyshimin për përfshirje në krime kibernetike.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se ekstradimi është realizuar më 19 nëntor nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera policore dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas policisë, personi ishte në kërkim ndërkombëtar në bazë të një urdhë-rarresti të lëshuar nga autoritetet amerikane.

“I dyshuari iu dorëzua njësisë U.S. Marshals të SHBA-së, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publik identitetin e personit të ekstraduar, moshën e tij apo veprat konkrete penale për të cilat kërkohet në SHBA.

Ekstradimi i fundit vjen në një kohë kur autoritetet e Kosovës dhe ato amerikane kanë intensifikuar bashkëpunimin në luftimin e krimeve kibernetike. Në korrik të këtij viti, Policia e Kosovës kishte arrestuar një person në rajonin e Prizrenit, nën dyshimin se kishte siguruar në mënyrë të paligjshme të dhëna bankare dhe personale, kryesisht të qytetarëve amerikanë, të cilat më pas ishin publikuar në platforma online.

Ndërkaq, një tjetër rast i njohur është ai i shtetasit kosovar Ardit Kutleshi, i cili u ekstradua në SHBA gjatë vitit 2025 dhe në shtator të vitit 2026 pranoi fajësinë për vepra penale që lidhen me administrimin e platformës Rydox.

Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, përmes kësaj platforme ishin kryer më shumë se 7.600 transaksione, me të ardhura prej së paku 232 mijë dollarësh. Megjithatë, deri më tani nuk ka informacione që ekstradimi i fundit të ketë lidhje me këto raste.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë për parandalimin dhe hetimin e krimeve kibernetike, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.