Opinion

Duke u përpjekur për njerëzimin mezi rregulluan dicka për vete!

Nga Irena Beqiraj

UN raporton se 73% e refugjatëve në 2022 janë strehuar në vendet në zhvillim ( vende me të ardhura të mesme edhe të ulta ) edhe vetem 27% e tyre në vendet e zhvilluara . Ndërsa po të lexosh më tej studimet e institutit V.DEM do të vëreni se pjesa më e madhe e tyre janë përqëndruar në vendet me regjime hibride ose të quajtura ndryshe autokraci zgjedhore .

Vala e refugjatëve në këte drejtim është rezultat i një ndërveprimi midis preferencave të refugjatëve dhe udhëheqësve të vendet pritëse .
Refugjatët do të preferonin të strehoheshin në një vend që u siguron mbrojtje ekonomike, ligjore dhe politike. Ata natyrisht do të preferonin të vendoseshin në vende demokratike me të ardhura të larta .
Ndërsa qeveritë demokratike, për të përmbushur edhe pritjet e elektoratit të tyre nuk dëshirojnë të përballen me flukse të larta refugjatëve edhe azilkërkuesve, ndërkohë që i nënshtrohen ” klauzolës së moskthimit” e cila i pengon ato që të dëbojnë me forcë refugjatët.
Të gjithë azilkërkuesit, të cilët nuk ia dalin të marrin statusin e emigrantit në një vend demokratik duhet të largohen nga vendi pritës në mënyrë autonome , duke u rivendosur në nje vend tjetër , ose duke u kthyer në vendin e tyre. Duke qenë se kjo nuk ndodh , vendet demokratike , për të “respektuar” në dukje angazhimin ndërkombëtar të moskthimit me forcë i lënë refugjatët për një kohë të gjatë me një status të papërcaktuar . Statusi i paqartë , nënkupton që këta persona nuk janë në gjendje të përfitojnë të drejta të ndryshme që do t’ju takonin me marrjen e statusit formal të refugjatit, të tilla si të drejtat për aktivitetet ekonomike, lëvizjet ndërkombëtare dhe bashkimi familjar. Ky dehumanizim i refugjatëve edhe nevoja për të mbijetuar rrit mundësinë që ata të shëndrohen në kontigjent i aktivitete të paligjshme .
Për të shpëtuar nga kjo situatë , duke mos rënë dakord për një shpërndarje së barrës në menaxhimin e krizave te refugjatëve , vendet e zhvilluara kanë gjetur një detuor . Në vend të një zgjidhjeje të qëndrueshme të problemit zgjedhin ta transferojnë atë jashtë kufijëve të tyre duke përdorur liderat autokratikë të cilët papritur “shfaqen më të ndjeshëm edhe katolikë se Papa edhe me europian se vet europianët “
Liderat e gjithëpushtetshëm autokratikë nuk japin llogari edhe nuk e kanë nevojë të bëjnë transparencë. Ata i nënshkruajnë marrëveshjet e pritjes se refugjatëve pa pasur nevojë ti diskutojnë me publikun e tyre .
Publikut kjo zgjidhje i serviret si e përkoheshme , ndonjëherë edhe e shoqëruar përfitime te ndihmës ekonomike (si ajo i dhënë nga Gjermania Turqisë në vitin 2016 ), ku nuk ka asnjë arsye përse të mos tregohemi human edhe bujarë me njerzit në nevojë. Por në fakt në të gjitha rastet kur ka ndodhur ka qenë një shkëmbim favoresh politike . Me anë të refugjatëve pa status të mbajtur në territoret autokratike liderët perndimorë kanë siguruar maskën hipokrite të respektimit të konventave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ndërsa liderët autokratikë sigurojnë heshtjen, mos ndërhyrjen madje edhe mbështetjen e perëndimit ndaj sundimit të tyre .
E pra , Meloni me zbulimin një lideri “më Europian se Macroni “, i duket se “shpëton fytyrën” para publikut italian edhe atij ndërkombëtar .
Ndërsa Lideri global duke treguar respekt ndaj vlerave europiane , apo kujtimit të gjyshes së tij italiane , duke na kujtuar detyrimet që kemi ndaj Italisë mike , siguron mbështëtje europiane për sundimit të tij .
Cinizëmi tragjik me krizat e refugjatëve, ka vetëm një shpjegim ” Duke u përpjekur për njerëzimin liderat demokratë e autokratë mezi rregulluan dicka për vete “

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button