Politika

Durim Bani përgënjeshtron Doshin: Histori e sajuar, më pagoi të thosha emrin e Metës

Durim Bani përgënjeshtron Tom Doshin. 36-vjeçari nga Fushë Kruja, i ndaluar para dy ditësh nga policia dhe i cituar nga deputeti socialist se është paguar për ta vrarë atë dhe deputetin demokrat, Mhill Fufin, ka ndryshuar versionin dhe pretendimet e tij gjatë marrjes në pyetje në Prokurori, ndryshe nga ato që deklaroi në shtyp ligjvënësi i qarkut Shkodër.

bami-doshiSipas burimeve nga Prokuroria, gjatë dëshmisë së tij, Bami ka deklaruar se është paguar nga Doshi për të thënë të kundërtën e ngjarjeve dhe fakteve të bëra publike ditët e fundit.

Sipas Bamit e gjitha kjo ka qenë një histori e sajuar nga Doshi për të akuzuar kreun e Kuvendit Ilir Meta.

“Jam paguar nga Tom Doshi që më kërkoi të sajoj këtë histori. Si shpërblim, deputeti më bleu një makinë të blinduar”, mësohet të ketë thënë Bani. Më tej ai citohet të jetë shprehur: “Kam përdorur emrat e shokëve të mi jashtë Shqipërisë për ta sajuar këtë histori”.

Bami ka rrëfyer madje se ka qenë në zyrën e Tahiri dhe kreut të përgjithshëm të policisë, Didi në praninë e Doshit, por thuajse gjatë gjithë kohës ai nuk ka folur fare.

“Thashë para kamerës atë që më kërkoi Doshi, i cili më çoi te Tahiri dhe Didi të thosha emrin e Metës. Në zyrën e Tahirit foli gjatë gjithë kohës thuajse Doshi”, – ka deklaruar 36-vjeçari nga Fushë Kruja.

Durim Bani u ndalua para dy ditësh në pikën e Hanit të Hotit, ndërsa po përpiqej të largohej.

Vetëm pak ditë më parë, Doshi deklaroi se një person është paguar nga kryeparlamentari Ilir Meta për ta vrarë atë dhe deputetin demokrat Mhill Fufi.

Sipas tij, ky person është takuar me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe për pretendimin e tij ai ka njoftuar si Metën, Ramën dhe kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button