Durrës, lëndë plasëse në zyrën e LSI-së
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës në një nga zyrat elektorale të LSI-së, në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ndodhi në lagjen 18, pranë kryqëzimit të stadiumit “Niko Dovana”, ku persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi eksplozivi, në hyrje të zyrës elektorale.
Eksplozivi ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale. Policia bën me dije se sasia ishte e vogël, por nuk jep detaje në lidhje me llojin e lëndës plasëse.
Në vendngjarje po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.