Kronika

Durrës: Qëllojnë me armë në banesë, plagoset me plumb rikoshet 12-vjeçari

Një fëmijë 12-vjeçar është plagosur me plumb rikoshet mëngjesin e të enjtes. Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen nr. 1 në Durrës ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së D. SH.
“Për pasojë, ka mbetur i plagosur nga një plumb rikoshet fëmija 12 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, bën të ditur policia e Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, policia po kryen veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button