Dy anije peshkimi humbin kontaktet prej 24 orësh, gjendet njëra
Mëngjesin e sotëm është dhënë alarmi për humbjen e kontakteve me dy peshkarexha që kanë dalë për gjueti në det pasditen e 18 qershorit.
Humbja e komunikimit me ekuipazhet e peshkarexhave ka alarmuar familjarët të cilët kanë kërkuar nga Dispeçeria e Peshkimit në Durrës të kërkojë ndërmarrjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit në det të hapur.
Mjetet e humbën kontaktin me tokën një ditë më parë, ndërsa sot u lokalizua në grykëderdhje të Bunës peshkarexha “Qamili” me 5 anëtarë ekuipazhi në bord, e cila po peshkonte qetësisht në këtë zonë qe ka probleme me ndërlidhjen.
Ndërkohë për kërkimin e anijes “Çelepia 2” me 3 marinarë në bord, dy durrsakë dhe një egjiptian, është angazhuar edhe Roja Bregdetare. Paraprakisht autoritetet e kapitenerisë dhe peshkimit dyshojnë se “Çelepia 2” mund të ketë probleme me sistemin e ndërlidhjes radiofonike.