🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 04 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $63,252 ▲ +0.75% ETH $1,788 ▲ +1.19% XRP $1.1631 ▲ +2.18% SOL $81.9800 ▼ -0.97%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
04 Jul 2026
Breaking
roze

Dy orë spektakël nga Dua Lipa: Filmi koncert që po bëhet viral në YouTube

Nga vajza shqiptare që nisi karrierën me cover në YouTube, në një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop botërore, Dua Lipa vazhdon të dominojë skenën ndërkombëtare.

Së fundmi, këngëtarja ka surprizuar fansat me publikimin e “Dua Lipa: Live From Mexico”, filmit koncert të turneut të saj, i cili tashmë mund të ndiqet në YouTube. Krahas tij, artistja ka sjellë edhe albumin live, duke përmbledhur në një projekt të vetëm emocionet, energjinë dhe momentet më të veçanta të dy viteve të fundit në skenë.

Dua Lipa e përshkroi këtë projekt si “fundin e një epoke”, ndërsa ndau me ndjekësit emocionet e forta që ka përjetuar gjatë turneut me mijëra fansa në mbarë botën, teksa falënderoi publikun për dashurinë dhe mbështetjen e vazhdueshme.

“Dy nga vitet më speciale të jetës sime të përmbledhura në 2 orë… fundi i një epoke”, shkroi artistja në rrjetin social, Instagram.

Filmi koncert sjell performanca elektrizuese të disa prej hiteve më të mëdha të saj, si Training Season, Houdini, Levitating dhe “End Of An Era”, duke u dhënë fansave mundësinë të përjetojnë atmosferën e një super koncerti direkt nga shtëpia.

“Shpresoj që duke e parë dhe dëgjuar këtë projekt të ndjeni euforinë, dashurinë, gjakun, djersën dhe lotët, por mbi të gjitha optimizmin ‘radikal’ që kemi ndarë të gjithë gjatë këtij turneu. Tani do t’i kemi këto përgjithmonë, kështu që faleminderit!”

Një projekt që nuk mbyll thjesht një turne, por një epokë të tërë suksesi, duke lënë pas kujtime që do të jetojnë përherë me fansat e Dua Lipës.

Sot, Dua Lipa konsiderohet një figurë globale e muzikës pop, e njohur për stilin e saj të veçantë, performancat energjike dhe ndikimin e madh në kulturën bashkëkohore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.