☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Dy senatorë republikanë kritikojnë presidentin Trump për sulmet ndaj mediave

Dy senatorë republikanë e kanë kritikuar Presidentin Donald Trump për sulmet e vazhdueshme ndaj raportimeve në media që kritikojnë presidencën e tij, duke thënë se këto sulme minojnë parimet e shoqërive demokratike, mediat e lira.

Senatori Jeff Flake, një kritik i vazhdueshëm i zotit Trump nga shteti perëndimor i Arizonës, tha në një fjalim që mbajti të mërkurën në Senat, se denigrimi i mediave nga presidenti, është i ngjashëm me atë të ish-diktatorit sovjetik Joseph Stalin. Ai tha se sulmi i zotit Trump ndaj medias është “i paprecedent” dhe “i pajustifikuar”.

“Kjo është dëshmi e gjendjes së demokracisë sonë, që presidenti ynë përdor fjalë të përdorura në mënyrë të turpshme nga Josef Stalin kur ai përshkruan armiqtë e tij”-tha zoti Flake, duke ju referuar një tweet-i të shkurtit të vitit të kaluar, ku Trump i shpalli mjetet kryesore të shtypit amerikan si “armiq të popullit amerikan.”

“Termi që ai përdor është aq i rëndë, saqë edhe vetë pasardhësi i Stalinit, Nikita Hrushovi, e ndalonte përdorimin e këtij termi.” tha zoti Flake.

“Despotizni është armik i popullit. Shtypi i lirë është armiku i despotizmit, kjo e bën shtypin e lirë mbrojtës të demokracisë. Kur një figurë politike i cilëson mediat që nuk i pëlqejnë atij si “lajme të rreme”, ai është një figurë e dyshtimtë dhe jo shtypi,” – shtoi zoti Flake.

Një tjetër senator republikan, John McCain i shtetit të Arizonës, i cili ka qenë gjithashtu kandidat i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, shkruante në gazetën “The Washington Post”, se pretendimet e vazhdueshme të zotit Trump, për “lajme të rreme”, lidhur me raportimet që atij nuk i pëlqejnë, “po ndiqen me kujdes nga udhëheqës të huaj, të cilët tashmë janë duke i shfrytëzuar fjalët e tij si mbulesë, ndërsa përpiqen të bëjnë të heshtë dhe të mbyllin shtyllat kryesore të demokracisë”.

Sulmet ndaj ankesave të Presidentit lidhur me mediat një vit pas presidencës së tij, vijnë ndërsa zoti Trump, i cili vetë ka qenë më parë një figurë televizive ka thënë se do të shpallë ato që ai i quan “çmimet për mediat më pak të ndershme dhe më të korruptuara të vitit”. Zoti Trump pati thënë se kishte në plan t’i njoftonte këto çmime të mërkurën, megjithëse në orarin e takimeve të tij nuk përmendet kjo ngjarje.

Sipas zotit Trump, çmimet do të përfshinin “mungesën e ndershmërisë dhe raportimin e keq në disa kategori”.

Ai nuk pati reagime të menjëhershme lidhur me deklaratat e senatorëve republikanë McCain dhe Flake. Presidenti sulmon vazhdimisht gazetarë të veçantë dhe media për të cilat ai mendon se e trajtojnë atë jo me drejtësi, ndërsa vlerëson ata që raportojnë për të në mënyrë pozitive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.