Protestuesit përplasen me policinë pranë Parkut Rinia, re të dendura tymi të gazit lotsjellës mbulojnë zonën
Rreth orës 15:30, një përplasje e madhe është shënuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit e vendosur pranë Parkut Rinia kanë nisur të qëllojnë me gurë drejt autobotëve me ujë dhe efektivëve të policisë.
Në kundërpërgjigje, policia ka përdorur një sasi të madhe gazi lotsjellës. Bulevardi është mbuluar nga retë e tymit, ndërsa protestuesit janë shpërndarë nëpër Parkun Rinia.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.