☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.95 ▼0.53%
ARI 4,669 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,041 ▲ +2.93% ETH $2,127 ▲ +3.53% XRP $1.3373 ▲ +1.97% SOL $82.0500 ▲ +2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.95 ▼0.53 % ARI 4,669 ▼0.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.95 ▼0.53 % ARI 4,669 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

Një aksident i rëndë rrugor në veri të Italisë është kthyer në tragjedi për një familje, pasi një përplasje mes katër makinave la të vdekur një baba 38-vjeçar dhe vjehrrën e tij 73-vjeçare dhe 8 persona të plagosur të cilëve iu është dhënë ndihma e parë në vendngjarje. Në aksident u përfshi edhe një 29-vjeçare me origjinë shqiptare.

Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 12:30 në rrugën provinciale “Rivoltana”, mes Caravaggio dhe Mozzanica. Sipas rindërtimit paraprak të policisë rrugore, aksidenti dyshohet se nisi gjatë një tentative parakalimi nga një makinë Mercedes C180 që drejtohej nga 29-vjeçarja shqiptare, e cila jeton në Calvenzano.

Gjatë manovrës, makina dyshohet se preku një Volkswagen Sharan, duke bërë që drejtuesi të humbiste kontrollin. Pas kësaj përplasjeje, Mercedes përfundoi në korsinë e kundërt ku po vinte një Citroen C5 me një familje prej pesë personash nga Cernusco sul Naviglio.

Përplasja frontale ishte shumë e fortë dhe Citroen doli nga rruga duke përfunduar në një kanal. Në makinë ndodheshin Fabio Saladdino, 38 vjeç, bashkëshortja e tij 35-vjeçare, dy vajzat e tyre 5 dhe 6 vjeç dhe nëna e gruas, Adele Villa, 73 vjeç.

Si pasojë e goditjes së fortë, 38-vjeçari dhe 73-vjeçarja humbën jetën. Gruaja u dërgua me helikopter në spitalin “Papa Giovanni XXIII” në Bergamo, ndërsa dy vajzat e vogla shpëtuan pa plagë të rënda dhe u larguan nga vendi i aksidentit për t’u mbajtur larg skenës së rëndë.

Edhe shoferja shqiptare e Mercedesit mbeti e plagosur dhe u transportua me helikopter në spital në Brescia. Policia rrugore po heton për të sqaruar dinamikën e plotë të aksidentit, ndërsa kamerat e një restoranti pranë rrugës mund të kenë filmuar momentin e përplasjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.