🌫️
Tiranë 16°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.27 ▼0.63%
ARI 4,209 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $84,018 ▲ +1% ETH $2,566 ▲ +2.31% XRP $1.4120 ▲ +0.97% SOL $112.4000 ▲ +2.29%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.27 ▼0.63 % ARI 4,209 ▼0.17 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.27 ▼0.63 % ARI 4,209 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Kosova

Dy vrasje brenda tri ditësh në Gjilan, tre viktima – çfarë dihet për rastet në Livoç dhe Pogragjë

Dy ngjarje të rënda me pasoja fatale kanë tronditur komunën e Gjilanit brenda tri ditësh.

Të premten, në Livoç të Ulët, dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa të dielën mbrëma një 29-vjeçar mbeti i vrarë në fshatin Pogragjë.

Pas këtyre ngjarjeve, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thirrur mbledhje urgjente të sigurisë, në të cilën pritet të diskutohet situata dhe të koordinohen veprimet me institucionet përgjegjëse.

Vrasja e dyfishtë në Livoç të Ulët

Ngjarja e parë ndodhi të premten, më 9 tetor, në fshatin Livoç të Ulët të Gjilanit, ku dyshohet se një 38-vjeçar, me inicialet V.R., vrau bashkëshorten e tij, N.B. 27-vjeçare dhe vëllain e saj E.B. 31-vjeçar.

Nga të shtënat mbeti i plagosur rëndë edhe M.B. 48-vjeçar, djali i xhaxhait të bashkëshortes së të dyshuarit.

Policia e Kosovës pranoi njoftimin për të shtëna me armë zjarri rreth orës 14:25. Kur njësitet policore arritën në vendin e ngjarjes, E.B. u gjet pa shenja jete brenda një automjeti, ndërsa N.B. u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, shkruan Telegrafi.

I plagosuri M.B. u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas përshkrimit të ngjarjes në vendimin e gjykatës, i dyshuari dyshohet se fillimisht e kishte qëlluar bashkëshorten e tij, derisa po udhëtonin me veturë. Më pas, pas një përballjeje me familjarët e saj ai dyshohet se kishte hapur zjarr edhe ndaj tyre.

Pas ngjarjes, i dyshuari e dërgoi veturën me trupin e pajetë të bashkëshortes në oborrin e spitalit në Gjilan, ndërsa më pas u paraqit në polici dhe u vetëdorëzua.

Prokuroria ka bërë të ditur se motivi i dyshuar i vrasjes mbetet i panjohur. Sipas autoriteteve, arma e përdorur dyshohet të ketë qenë një revole e tipit “Beretta”, me leje të skaduar.

Gjatë kontrolleve në pronat e të dyshuarit, policia sekuestroi edhe armë dhe municion të tjerë. Sipas Prokurorisë, i dyshuari nuk kishte të kaluar kriminale dhe ndaj tij nuk ishte raportuar më parë ndonjë rast i dhunës në familje.

Gjykata Themelore në Gjilan i caktoi atij një muaj paraburgim, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Një tjetër vrasje në Pogragjë

Vetëm pak ditë më vonë, një tjetër ngjarje e rëndë u raportua të dielën mbrëma në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Sipas raportimeve të mediave, rasti ndodhi në rrethana familjare, ndërsa dyshohet se viktima u qëllua nga babai i tij. Policia ka dhënë detaje për rastin, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim të autoriteteve.

Ekipet policore dhe mjekësore dolën në vendin e ngjarjes, ku u konstatua vdekja e viktimës. Rrethanat e plota dhe motivi i kësaj ngjarjeje mbeten objekt hetimi.

Rasti në Pogragjë vjen vetëm dy ditë pas vrasjes së dyfishtë në Livoç të Ulët, duke e çuar në tre numrin e personave të vrarë në dy ngjarjet e rënda të raportuara në komunën e Gjilanit.

Alban Hyseni thërret mbledhje urgjente të sigurisë

Pas këtyre dy ngjarjeve tragjike, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet gjendja e sigurisë në komunë dhe të shqyrtohen veprimet që duhet të ndërmerren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

Ngjarjet e fundit kanë shkaktuar shqetësim në Gjilan, ndërsa institucionet pritet të angazhohen për adresimin e çështjeve të sigurisë dhe parandalimin e rasteve të ngjashme.

Ndërkohë, hetimet për të dyja rastet po vazhdojnë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe përcaktimit të përgjegjësive penale. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.