Kosova

Dyfishohet numri i azilkërkuesve në Gjermani: shqiptarët të dytët pas sirianëve!

Numri i kërkesave për azil në Gjermani është shtuar për 73 për qind krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka bërë të ditur që vetëm në muajin janar në Gjermani kanë shtruar kërkesat për azil 25.042 refugjatë. Sipas kësaj ministrie 21.679 kërkesa janë të reja kurse 3.363 janë kërkesa në vazhdim dhe për herë të dytë.

dyfishohet-numri-i-azilk-euml-rkuesve-n-euml-gjermani-shqiptar-euml-t-t-euml-dyt-euml-t-pas-sirian-euml-ve_hdSipas njoftimeve të Ministrisë në vendin e parë për kërkesa për azil ishin refugjatët nga Siria për të pasuar ata nga Kosova, Serbia, Shqipëria, Afganistani dhe Iraku, raporton Gazeta Blic.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë nuk ka pranuar ta komentojë për mediat gjermane raportimin e djeshëm të “Bild Zeitung” për “ortekun e refugjatëve nga Kosova” dhe sidomos shkresën e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë e cila po dje u bë publike e në të cilën jepeshin rekomandimet për hapat që do të duhej të ndërmerreshin për ndalimin e azilkërkuesve nga Kosova në Gjermani dhe vendet e BE-së.

Sipas një përllogaritjeje nga Ambasada e Gjermanisë thuhej që nëse vazhdon ky trend i zbrazjes së Kosovës vetëm këtë vit nga Kosova do iknin 300.000 qytetarë drejt vendeve të BE-së. Vetëm në Gjermani do të vinin 100.00 refugjatë nga Kosova.

Në të njëjtën kohë, ministrja për Çështje sociale e Bavarisë Emilia Mueller ka bërë të ditur që në pesë javët e para të muajit Janar nga 36.000 refugjatë që kanë hyrë në Gjermani rreth 30 për qind (10.500) e tyre janë shqiptarë nga Kosova.

Mediat gjermane bëjnë të ditur që vetëm në Hungari nga Kosova kanë kërkuar azil 10.200 shqiptarë të Kosovës, kurse në Austri me rreth 1200 kërkesa shqiptarët zënë vendin e parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button