“Dyndje” republikane në Kongresin amerikan
Ndonëse ende nuk ka mbaruar numërimi i plotë i votave, tashmë republikanët kanë garantuar fitoren në votimet e mes-mandatit për Kongresin amerikan, një përmbysje serioze për presidentin Barack Obama dhe aleatët e tij demokratë, që parashikojnë të kenë dy vite bashkëjetesë politike të vështirë.
Kundërshtarët e presidentit amerikan kanë marrë shumicën e Senatit dhe përforcuan maxhorancën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve, kjo i vendos në pozicion që të diktojnë axhendën parlamentre deri në votimet për pasuesin e Barack Obama-s.
Prioritetet e tyre janë ekonomike. Me dhjetëra ligje pro ritjes ekonomike, janë gati të autorizojnë ndërtimin e gazsjellësit “Keystone XL” mes Kanadasë dhe Gjirit të Meksikës, të rrisin prodhimin e gazit natyral, të ndihmojnë ndërmarrjet e vogla dhe të reduktojnë rregullat.
“Kjo eksperiencë me shumë shtet ka zgjatur mjaftueshëm. Është koha të ndryshohet drejtimi! Është koha të vendoset vendi në rrugën e duhur!”, njoftoi pas rizgjedhjes së tij senatori republikan Mitch McConnell, i ngarkuar që të mishërojë si shef i maxhorancës në Senat opozitën kundër Barack Obama-s.
Presidenti i Dhomës, republikani John Boehner, menjëherë njoftoi se “Kongresi i ri, që do të marrë funksionet e tij në fillim të janarit, do të ketë për synim gjithashtu të reformojë kodin fiskal, të reduktojë problemet mbi shpenzimet, të reformojë sistemin juridik, sistemin regullues dhe të përmirësojë sistemin arsimor”.
“Mesazhi i votuesve është i qartë, ata duan që ne të punojmë së bashku”, deklaroi nga ana tjetër, Harry Reid, shefi aktual i maxhorancës demokrate.
Republikanët kaluan nga 45 poste në 52 nga 100 që janë në Senat, sipas rezultateve të pjesshme.
Në Dhomën e Përfaqësuesve, ata mund të fitojnë mes 14 dhe 18 poste, sipas kanalit ABC, kjo bën që të kenë të paktën 247 poste, maxhoranca më e madhe republikane që prej vitieve 1930. Më shumë se 100 femra do të ulen në Kongres.
Republikanët do të kenë përgjegjësinë që të vendosin Kongresin në punë, pas katër vitesh luftë transhesh parlamentare. Asnjë reformë e rëndësishme nuk është miratuar dot, kryesisht mbi imigracionin që mbetet një dosje e nxehtë me më shumë se 11 milionë persona pa dokumenta rezident në SHBA.
Sondazhet që vijnë nga kutitë e votimit flasin për një elektorat të zhgënjyer. 79 për qind e personave votuan duke kundërshtuar punën e Kongresit, dhe dy të tretat vlerësojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Më pakë se një në tre persona shprehet i kënaqur nga administrata Obama, një shifër ekuivalente me numrin e drejtuesve republikanë në kongres, sipas CNN-s.
Demokratët arritën të konservojnë postet e Nju Hampshire. Kandidatët republikanë i morrën demokratëve postet në Virxhinian Perëndimore, në Daoktan Jugore, në Montana, në Arkansas, në Kolorado, dhe në Ioua. Luiziana do të organizojë një raund të dytë më 6 dhjetor ndërsa rezultatet në Alaska ende nuk janë publikuar.
Barack Obama, që nuk është prononcuar ende, ftoi përgjegjësit e Kongresit në Shtëpinë e Bardhë, sipas zëdhënësit të tij. Të zgjedhurit në Kongresin aktual do të paraqiten nga data 12 nëntor, dhe Kongresi i ri do të marrë funksionet vetëm më 3 janar.
Presidenti do të përfundojë mandatin e tij me partinë kundërshtare që kontrollon dy dhomat e Kongresit, sikurse para tij kishte ndodhur me George W. Bush, Bill Clinton, George Bush dhe Ronald Reagan.
As ulja e papunësisë në 5,9 për qind, nivli më i ulët prej gjashtë vitesh, as rritja e fuqishme e PBB-së, plus 3,5 për qind në tremujorin e tretë, as reforma e tij në sistemin e shëndetësisë nuk duket se i ka ardhur në përfitim demokratëve.
Grumbullimi i polemikave dhe skandaleve (NSA, fisku, spitalet ushtarake, rritje e imigracionit klandestin, Ebola në SHBA), dhe krizave jashtë vendit (Ukrainë dhe Siri) thjesht kanë përforcuar perceptimin e mungesës së “lidershipit” në Shtëpinë e Bardhë.
Mbetet të dihet ajo që do të bëjnë republikanët me maxhorancën e tyre. Mitch McConnell theksoi se Obama ka ende të drejtën e vetos, dhe me shumë mundësi nuk do të lejojë që të shemben kantieret e mëdhaja të presidencës së tij, duke filluar nga reforma e tij mbi sistemin e shëndetësisë, “Obamacare”.
Por grindjet e brendshme në partinë republikane janë famëkeqe, dhe asgjë nuk tregon që të zgjedhurit e “Tea Party” (Partia e Çajit), si teksani Ted Cruz, nuk do të pranojnë t’i zgjasin dorën demokratëve për të favorizuar një shpirt kompromisi.
Duke reaguar menjëherë pas zgjedhjeve në kanalin televiziv CNN, Ted Cruz kundërshtoi drejtpërdrejtë shefin e republikanëve duke deklaruar: “Ne duhet të miratojmë një shfuqizim të plotë të ‘Obamacare”.
Nga Ivan Couronne
Përgatiti Gent Sinani