Dyshimet për Woltemade çojnë Juventusin direkt në janar, emrat e rinj për sulmin
Sulmuesi gjerman, Nick Woltemade, duhet ta meritojë konfirmimin te Juventusi. Huazimi rrezikon të mbyllet më shpejt dhe drejtusit e klubit bardhezi po vlerësojnë alternativat për merkaton e dimrit.
A mjaftojnë 131 minuta në total pas dy muajsh të tregojnë potenacialin e vërtetë të një futbollisti dhe për të nxjerrë konkluzione mbi dobinë e tij tekniko-taktike? Sigurisht që jo dhe situata e sulmuesit Nick Woltemade te Juventusi nuk bën përjashtim. Ai kaloi në Itali në fund të merkatos, i huazuar nga Newcastle, por deri tani ka gjetur pak hapësirë edhe për faktin se skema 4-2-3-1 e Spalletti-t lejon vetëm një qendërsulmues dhe ishte e qartë se titullar do të ishte Randal Kolo Muani. Për këtë të fundit u paguan 50 milionë, edhe pse deri tani edhe francezi ka zhgënjyer.
Te Juventusi shpresonin që Gjermania ta ndihmonte Woltemade, por gabimi ndaj Serbisë e ka goditur më shumë. Spalletti duhet të bëjë psikologun që ta çlirojë për të marrë një rol qendror në skuadër, pasi gjermani ka teknikë për të luajtur edhe si sulmues i dytë.
Por formula e huazimit të thatë tregon indirekt se Woltemade nuk ishte profili perfekt për bomberin e Juventusit. Prandaj, sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit janë vigjilentë për merkaton e verës, por ndoshta edhe për atë të janarit. Giovanni Carnevali dhe Frederic Massara po ndjekin me vëmendje Mateo Retegui, që tek Al Qadsiah fiton 20 milionë në vit, dhe Folarin Balogun të Monaco.
Pa harruar Antonio Raimondo që luan me Frosinone-n, por që është në pronësi të Bologna-s. Nëse Woltemade nuk jep garanci deri në janar, mund të kemi një mbyllje huazimi më të shpejtë dhe gjermani do të kthehej te Newcastle. Në këto kushte, te Juventusi po shohin me interes alternativat e përmendura më sipër.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.